Te dielen do te luhet nje ndeshje shume interesante e vlefshme per javen e 21-te te “Abissnet Superiore”, ajo ne mes Vllaznise dhe Partizanit, e cila do te luhet duke filluar nga ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Tek skuadra e kuqe pergatitjet per kete ballafaqim kane nisur menjehere pas sfides se kupes ndaj Apolonise te fituar me rezultatin 3-1, rezultat ky qe e kualifikoi per ne turin çerekfinal te ketij kompeticioni.

Nderkohe trajneri Orges Shehi eshte ndalur edhe tek ndeshja e fundjaves ne Shkoder perballe Vllaznise, per te cilen eshte shprehur: “Nuk ka asnje ndeshje te lehte, te gjitha jane te veshtira dhe te gjitha skuadrat kane objektivat e tyre.

Kur luan perballe nje rivali direkt si Vllaznia, per ne trajneret eshte me e lehte te karikosh skuadren. Eshte nje ndeshje personaliteti mes dy rivaleve te barabarte dhe do te shikojme atje per te bere me te miren. Te rrisin lojen dhe te hyjma ne çdo ndeshje per te marre maksimumin”./SHKODRA-SPORT.COM/