Kukësi mori një shuplakë shumë të rëndë ditën e sotme nga Laçi. Skuadra verilindore u mund me rezultatin 2-0 nga kurbinasit dhe i dha asist Tiranës për të shkuar përsëri 9 pikë para. Pas ndeshjes për “Super Sport” foli trajneri i Kukësit, Orges Shehi.
“Ishte ndeshje e vështirë, ne u futëm pak në presionin e renditjes, por edhe gjatë lojës nuk është se ishim mirë. Nuk është se ishim aty ku keni qenë, jemi të pakënaqur. Edhe pse pësuam gol, u munduam të hyjmë në lojë. Pastaj te goli i dytë u shpërfytyruam komplet. Do të doja unë dhe lojtarët të bënim performancë të mirë e të dilnim me pikë, por 9 pikë janë, nuk merremi me matematikë, por të fokusohemi te ndeshja e Kupës.
Qendërmbrojtësit tanë u vunë në presion vetëm nga shpejtësia e Grecës. Mund ta kishim zgjidhur më mirë, e filluam mirë kur pësuam golin duhej të kishte reagim, sidomos nga lojtarët me eksperiencë. Në pjesën e dytë e nisim mirë, por golat gjithmonë na bëjnë të humbim toruan, nuk është problem skeme, u përshtat shumë mirë me Partiznain, nuk është fikse, por u vumë në vështirësi nga topi i gjatë i kundërshtarit dhe nuk fituam asnjëherë topin e dytë, as në sulm, as në mbrojtje.
Strategjia ime do të jetë të kthehemi të bëjmë ato lojërat dhe stërvitjen që kemi bërë këto ditë, e të shprehemi në fushë. Sa i përket të ardhmes, nuk e mendoj a po rri e iki, futboli i tillë është, po ikën Murinjo e jo më Shehu.
Nuk do të kushtëzohem nga e ardhmja ime, ia kam thënë edhe lojtarëve, mendoj se kemi skuadër cilësore dhe duhet të shprehemi më mirë. Rasti i Abazajt? As kur isha fgutbollist nuk merresha e as do të merrem me gjyqtarët”, u shpreh Shehi. /vipsport/