Nga Endri ÇINARI

Orges Spahija shënoi një nga golat në fitoren e thellë që Vllaznia U-18 arriti ndaj Egnatias këtë fundjavë në shifrat 7-0. Mbrojtësi kuqeblu për “Shkodra Sport” ka folur pikërisht për emocionet që të jep shënimi i golave, duke qenë se për të janë të rrallë. Gjithashtu ai kq edhe një dedikim të veçantë për golin e tij. E ndërsa nuk harron as objektivat e skuadrës, por edhe ato personal.

Spahija tha: “Ndjesia që merr pas shënimit të një goli është e veçantë. Sidomos për mua që luaj në mbrojtje dhe poziconi ku jam nuk është se më jep shumë mundësimi shënimi.

Dedikoj? Ky gol dhe gjithë të tjerët që do vijnë shkojnë për babain tim të ndjerë tashmë, por e di që e kam nga lart duke më vëzhguar çdo ndeshje. Patjetër që ia dedikoj edhe mamit, që është një mbështetje e madhe për mua dhe është në shkallët e stadiumit çdo herë për të ndjekur ndeshjet ku unë luaj.

Objektivi i ekipit? E rëndësishme është fryma shumë pozitive që ka kjo skuadër. E kuptojmë mirë dhe shkojmë mirë me njëri-tjetrin dhe kjo falë dy trajnerave Malvin Meçarovi dhe Ersi Çaku. Besoj se do kemi ngjitje në javët e ardhshme sepse i kemi mundësitë dhe cilësitë.

Një objektiv personal? Si çdo djalë shkodran që një ditë do të luajë me ekipin e parë të Vllaznisë. Gjithashtu shpresoj që edhe pas këtij goli të vijnë edhe të tjerë”.(www.shkodrasport.com)