Oriku sot ka bere nje tjeter mrekulli teksa ka mundur edhe Pogradecin ne ndeshjen e play-out dhe eshte ngjitur ne kategorine e pare duke arritur ne kete menyre objektivin e tij, ate qe nuk e arriti direkt si skuadra e vendit te pare ne kategorine e dyte.

Megjithate e arriti kete ne ndeshjet shtese. Fillimisht duke mundur ne ndeshjen e pare Aden, me pas javen e kaluar Veleçikun dhe sot edhe Pogradecin ne shifrat 2-1.

Por duhet thene se nje kontribut ne rradhet e kesaj skuadre per kete sukses te madh, kane dhene edhe dy futbollistet shkodrane qe jane pjese e saj, pikerisht Olsi Shema dhe Kabir Tahiraga. I pari la Murlanin ne janar dhe iu bashkua kesaj skuadre duke dhene ndihmen e tij ne arriten e ketij suksesi.

Shema ka luajtur perpara mbrojtjes ne rolin e nje mesfushori shkaterrues, ndersa Tahiraga ka luajtur me sukses ne rolin e qendermbrojtesit dhe ka kontribuar jo pak ne keto arritje te Orikut.

Ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” pas suksesit te sotem, Shema do te shprehej: “Po jemi shume te lumtur sepse ia arritem qellimit qe kishim, ngjitjen ne kategorine e pare”.

I pyetur nderkohe per te ardhmen, nese do te vazhdoje te jete edhe sezonin e ardhshem ne rradhet e Orikut edhe ne kategorine e pare, futbollisti shtatelarte do te pergjigjej: “Do shohim. Kemi deshire te vazhdojme bashkepunimin sepse keshtu kemi folur kur erdha, por normale sepse jane shume korrekt me pagesat dhe kushtet shume te mira stervitore. Por edhe vera eshte para dhe do shohim si shkojne gjerat”./SHKODRA-SPORT.COM/