Me origjine nga Pjetroshani i Malesise se Madhe, Orion Elezaj ka endrra te medha ne futbollin italian. 20 vjeçari luan aktualisht ne Seria D, por me shume mundesi shume shpejt do ta shohim duke luajtur ne kategori me te larta sepse i ka aftesite per ta bere kete gje.
Ka lindur me 17 gusht 2004 ne Pesaro te Italise dhe banon po aty, nderkohe qe ka mbaruar shkollen per Turizem, krahas futbollit, pasionit te madh te jetes se tij. Ka nje konstrukt fizik per t’u admiruar sepse eshte i gjate 1.92 metra dhe peshon 80 kg.
Ka spikatur qe ne moshe te vogel dhe ka marre edhe vemendjen e stafeve te ekipeve kombetare te Shqiperise, si rrjedhoje ka qene pjese e kombetareve U15 dhe U17. Nderkohe kete vit i eshte besuar mbrojtja e portes te skuadres “Castelfidardo Calcio” qe militon ne Seria D. Orioni ka pranuar me kenaqesi te flase per “Shkodra Sport” duke shpjeguar disa gjera ne lidhje me karrieren e tij, por edhe synimet per te ardhmen.
– Orion, ne cilen moshe keni filluar tè luani futboll dhe cilat kane qene ekipet e moshave me tè cilat keni luajtur?
Une kam filluar tè luaj qe ne moshen 4 vjeçare. duke u aktivizuar fillimisht me “Valfolia me pas me Akademine Fano dhe per 5 vite me Vis-Pesaro. Pastaj me ekipin e pare Eccellenze “Atletico Gallo”, njè vit tek “Montechio “Eccellenze Castelfidardo serie D.
– Cilat kane qene sukseset e para me ekipet e moshave?
Me “Atletico Gallo” kemi arritur nè play-off, ku une kam luajtur 15 ndeshje gjate sezonit.
– Cili ka qenè trajneri juaj i pare?
Andrea Sisti.
– Si e keni pritur kalimin tek ekipi i pare i “Castelfidardo” ne Seria D?
Shume i kenaqur dhe i lumtur me nje skuader si kjo, e nje niveli me te larte, duke shpresuar serish kalimin edhe ne nje kategori me lart. Dua te vleresoj besimin e drejtuesve te klubit dhe trajnerit tim qe me besuan te mbroj porten dhe dua ta justifikoj besimin e tyre dhe te publikut te ketij qyteti.
– Cila ka qene ndeshja juaj e pare dhe emocionet tuaja?
Ndeshja ime e pare ka qene “Castelfidardo”- VigorSenegalio ku kemi humbur 0:3. Kam qene shume i emocionuar dhe kam ndjere pergjegjesine time ne kete humbje sebashku me shoket. Padyshim emocionet qendronin brenda meje edhe pse nuk humbja nuk erdhi shume per fajin tim.
– Cili eshte objektivi juaj per kete vit?
Qendrimi ne kete kategori, dua te rris nivelin dhe cilesine ne çdo ndeshje. z
– Cilin trajner vleresoni me shume deri tani?
Marco Giuliodori, trajnerin e tanishem.
– Cila eshte skuadra e preferuar e juaja ne Seria A?
Inter.
-Cila kombetare ju pelqen me shume sot per sot?
Shqiperia dhe vetem Shqiperia!
Nese ju do te ktheheshit ne Shqiperi, me cilin ekip do te donit te luanit?
Vetem me Vllaznine. Njekohesisht eshte endrra ime te luaj me ekipin kombetar, te luaj per flamurin tim kuq e zi edhe pse kam lindur nè Itali.
– Cilin portier nè nivelin boteror keni pelqyer deri tani?
Andanoviç.
– Kujt ia dedikoni kete sukses tè deritanishem?
Padyshim babait tim pasi ai eshte nja tifoz i zjarrte i futbollit, veçanerisht Vllaznise. Njekohesisht per asnje moment nuk e mohoj kujdesin e nenes time te dashur e cila nuk kursen asgje per mua.
– Orion ju falenderoj per intervisten…
Faleminderit juve!
Intervistoi: Engjell Gjolaj
Roma-Itali