Pas largimit të trajnerit Hasan Lika, në Shkodër drejtimin e skuadrës e morën ndihmësat e tij, Safet Osja, një ish-lojtar i spikatur te kuqeblutë, si dhe trajneri i portierëve Ideal Lekiqi.
Por, nga sa bëhet e ditur, nga burime pranë skuadrës shkodrane, edhe Osja duket se do të drejtojë seancat e këtyre ditëve që kampionati është pushim,
pasi bëhet e ditur se në Shkodër mund të zyrtarizojnë një tjetër trajner deri në ndeshjen e radhës me Besëlidhjen e cila është sfidë shtëpie pas asaj me Dinamon.
Krahas Agim Canajt, po qarkullon së fundmi edhe emri i Hysen Dedjes, ish-trajner në periudha të ndryshme, kur Vllaznia luante dhe synonte trofe në Superiore./vipsport/