Vllaznia beri detyren e saj mbremjen e djeshme duke kaluar Erzenin dhe duke shkuar ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise ku padyshim qe do te synojne edhe me tej dhe per te tentuar edhe fitoren e ketij trofeu.
Megjithate, kualifikimi ka qene i veshtire sepse ka ardhur ne shtese dhe si rrjedhoje nuk kane munguar edhe kritikat e specialisteve te ndryshem, kryesisht ne studiot televizive. Kjo i ka bere pershtypje kompozitorit te njohur, njekohesisht tifozit te madh te Vllaznise qe me nje koment ne rrjetet sociale shkruan:
“Suksese. Arritje domethenese. Fitorja ndjek fitoren. Asht formu bindja, ndjehet deshira gjate lojes per triumf. Po xhelozojne, po presin per nje gabim te ferkojne duart, si hienat dojne te na kafshojne, dikush me takt e dikush trashe fare duke mos e fshehur antipatine per Vllaznine.
Si duket kjo renditje po i terbon. Per vehte e kane. Ne do bajme punen tone. Ato nuk asht se se dojne thjesht Vllaznine por ato s’dojne Shkodren. Forca, talenti, vrulli, ato i terbon. Edhe pse fituam 6 – 1, nuk thane asnje fjale te mire. U sollen verdalle dhe i rane nga Kina duke thane se ato luajten me 10 lojtare prandaj ato humben.
Edhe ne kemi luajtur me nje lojtar mangut, por kena rezistu dhe kena fitu. Kartonat jane pjese e lojes. Gezoni o njerez se nje Vllazni e mire i ban mire kampionatit”./www.shkodrasport.com/