Tefik Osmani ka folur në “Elite” për përvojën e tij si drejtor sportiv te Tirana, arsyet e largimit dhe vendimet për shkarkimin e Shehit dhe emërimin e Ahmatajt.

“Kam gjobitur Patrikun, pasi ka zbritur nga tribuna dhe i ka kërkuar llogari një lojtari tjetër për një pasim. Marr vesh që të nesërmen kishte takuar presidentin dhe ky i fundit i kishte thënë se je i falur. Mendoj se në profilin e një drejtoi nuk është pak.

Asnjëherë nuk kam marrë vendim unë t’i them një futbollisti që të ka dënuar trajneri, por unë të kam falur. Bie autoriteti i drejtorit dhe ky është një problem i madh. Unë kam krijuar një profil dhe nuk dua të ndryshoj.

Te Tirana, i familjes: “Nuk e kam parë sikur jam në punë te Tirana, por sikur jam i familjes. Ka momente kur në këtë profil që ose do t’i qëndrosh profilit tënd ose nuk e bën më këtë profil”.

Shkarkimi i Shehit: “Shehi mund të shkarkohej 30 herë. Tirana është një kulm i madh ky edhe një barazim nuk pranohet. Unë e kam mbajtur 28 herë në detyrë. Gjithmonë kam qenë kundër shkarkimit të trajnerit.”

Emërimi i Ahmatajt: “Kam folur me presidentin dhe ai e kishte marrë një vendim. Presidenti ka të drejtë të shkarkojë apo të marrë trajnerin, të marrë një apo dy lojtarë në skuadër, ndodh në çdo skuadër të botës, është pranueshme. Në diskutimit që kemi bërë kemi menduar që trajner të ishte po i familjes. Ishte Ahmataj, që u konsiderua më i duhuri.”