Sulmuesit Sindrit Guri mund t’i hapen rrugët e aktivizimit titullar tek Ostende. Klubi ka vendosur që sulmuesin holandez, Rikairo Zhivkoviç, ta shesë te Sioni, pasi ai nuk ka bindur në pjesën e parë të sezonit.
Mediet sportive në Belgjikë raportojnë se lojtari i Ostendes do të largohet pas një viti e gjysmë, ku ka luajtur 49 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. Një shifër e ulët, sipas drejtuesve të Ostendes, që kanë marrë vendimin për të shitur te Sioni.
Me largimin e Zhivkoviç, trajneri i Ostendes, Gert Verhejen, ka mbetur vetëm me sulmuesin shqiptar, Sindrit Guri, i cili gjithashtu nuk ka bindur deri tani, por tashmë i është hapur një dritare për të treguar vlerat.
Por nderkohe Guri kohet e fundit duket se po kalon nje forme shume te mire teksa ka shenuar ne ndeshjen e kupes por edhe ne miqesore. Kjo shton shanset qe ai te vazhdoje te paraqitet ne te njejten menyre edhe ne sfidat e kampionatit./Vipsport/