Ostende ka luajtur sot në fushën e vet një sfidë delikate duke pritur ekipit me pretendime të Klub Bryzhit që ndodhet në vendin e dytë pas Genkut.
Ndonëse kanë shënuar të parët, pikërisht në minutën e dytë të sfidës me anë të Vanlerberzh, lojtarët e Ostendes nuk kanë marrë qoftë edhe një pikë.
Bryzhi ka shënuar dy gola, fillimisht ka barazuar me anë të Vanaken me penallti, dhe po me 11-metërsh Uejsli ka dyfishuar për ekipin nga Bryzhi.
Duhet theksuar, se Sindrit Guri, sulmuesi shkodran i Ostendes është futur në fushën e lojës në të 85’, duke zëvendësuar Sakalanë. Shkodrani, në të tria sfidat që janë zhvilluar këtë fillimviti ka luajtur si zëvendësues me Ostenden.
Kjo do te thote se edhe viti 2019 nuk ka nisur ne menyren e duhur per te megjithate ai nuk duhet te ngutet por te mundohet te jape gjithmone me te miren sepse do te vije edhe momenti i tij.