Diten e djeshme eshte mbyllur kampionati i kategorise se trete qe ka dhene verdiktet e tij teksa Luftetari e KF Murlani jane ngjitur zyrtarisht tashme ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar, ndersa Osumi do te luaje ne play-off per te siguruar ose jo edhe ai kete te drejte.
Megjithate, edhe vendi i trete i arritur nga Osumi i ka bere te ndihen krenar te gjithe ne Bashkine e Dimalit (ish- Ura Vajgurore), madje kryebashkiakja Memaj perpos qe ka uruar djemte e ketij ekipi per kete sukses, ka ofruar edhe mbeshtetje per ta.
Por krejt ndryshe situata me KF Murlanin. Ndonese ai ende nuk ka nje vit qe eshte krijuar, arrin kete sukses historik.
Megjithate, pavaresisht se suksesi i tij eshte me i madh se ai i Osumit, KF Murlani deri ne keto momente nuk ka marre asnje mesazh urimi e mbeshtetje nga kryebashkiaku i Vau Dejesit Mark Babani, bashki e cila perfaqesohet nga KF Murlani ne kete kampionat.
E nese nuk e ka bere kete gje deri me tani, kryebashkiku Babani duhet ta beje sa me shpejt dhe t’i ofroje mbeshtetje si KF Murlanit ashtu edhe FC Basanias, nje tjeter klubi qe perfaqeson kete Bashki dhe qe i kane dhene nje zhvillim te madh asaj ne futboll./SHKODRA-SPORT.COM/