DC United janë të vendosur për bisedime me përfaqësuesit e Mesut Ozil, duke e kërkuar gjermanin si një zëvendësim për Wayne Rooney.
Skuadra e MLS po kërkon një emër të madh për të zëvendësuar kapitenin e tyre aktual, që në janar do t’i bashkohet Derby County.
DC United dhe përfaqësuesit e lojtarit do të takohen në Uashington javën e ardhshme, kupton ‘Mirror’, përcjell lajmi.net.
Në anën tjetër, Arsenal janë të hapur të dëgjojnë ofertat për 30 vjeçarin.
Ish reprezentuesi gjerman, edhe pse është lojtari më i paguar në klub, gjatë gjithë kohës i është dashur të bind trajnerin Unai Emery, se duhet të jetë zgjedhja e parë në klub.
Mesut Ozil te Arsenal është transferuar nga Real Madrid në vitin 2013.