Mesut Ozil është një nga lojtarët më të komentuar edhe pse nuk luan më thuajse fare.

Këtë herë mesfushori ka vendosur të “flasë” në rrjetet sociale.

Një tifoz e pyteti nëse do kishte mundësi të zgjidhte, do luante për Totenhemin apo do tërhiqej. Dhe përgjigjia e Ozilit ka qenë epike.

“Nëse nuk do doja të fitoja asnjë kupë, do shkoja atje”, ka qenë fjalia me të cilën Ozil ka “thumbuar” rivalët e Totenhemit.