Pa asnje lojtar te ekipit te pare, Vllaznia U21 e ka shume te veshtire te perballet si e barabarte me kundershtaret pretendente te kampionatit dhe keshtu i ka ndodhur edhe diten e sotme kur ka humbur me rezultatin 2-6 ne tranferte ndaj ekipit te Vores.

Ky i fundit ka shenuar shpejt me ane te Tafes ne minuten e 11-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare. Ne fillimin e se dytes eshte Ramja qe barazon per shkodranet, por ky rezultat do te zgjashte vetem dy minuta sepse ne skene do te dilte futbollisti Spahiu i cili do te shenonte per Voren kater gola brenda 15 minutash.

Kuqeblute gjenden te papergatitur nga nje gje e tille dhe si rrjedhoje mundohen te reagojne serish duke shenuar golin e dyte me ane te Xhakajt, por Vora shenon edhe te gjashtin me Hasen duke sigluar ne kete menyre rezultatin perfundimtar 6-2 ne favor te vendase.

Vllaznia U21 mbetet ne kuoten e 29 pikeve pas javes se 19-te te kampionatit dhe renditet ne vendin e shtate te renditjes, nderkohe qe Vora tashme ka 32 pike dhe eshte e pozicionuar ne vendin e katert./www.shkodrasport.com/

VORA U21- VLLAZNIA U21 6-2

Shenues: Tafa ’11, Spahiu 58′, 61′, 71′, 73′, Hasa 86’/ Ramja ’56, Xhakaj ’80

VLLAZNIA U21: Bunjaj, Gerbeti, Ramja, Moleci, Muhaj, Shimaj, Çela, Hoxha, Muliu, Maliqi, Kapllanaj. Trajner Ergi Borshi. U aktivizuan edhe Bajrami, Curri, Cungu, Jahaj e Xhakaj.