Kriza financiare në skuadrën e Burrelit ka bërë që lojtarët e huaj të largohen para mbylljes së pjesës së parë të sezonit. Bëhet fjalë për sulmuesin kamerunas Mustafa Xhixhiua si dhe mesfushorin nga Kongo, Shimba Olamba.
Burreli ka pasur një krizë financiare këtë sezon dhe lojtarët kanë ngritur zërin disa herë, e madje kanë shkuare dhe deri aty sa të bojkotojnë seancat stërvitore në shenjë proteste.
Madje, sulmuesi kamerunas Xhixhiua ka tre javë që nuk është më pjesë e matjanëve. Të njëjtën gjë ka bërë edhe afrikani tjetër Olamba, i cili nuk i ka rezistuar dot këtij problemi.
Jo vetëm dy afrikanët, por edhe lojtarë shqiptarë që patën firmosur në fillim të sezonit janë larguar nga matjanët për shkak të problemeve financiare./vipsport/