Pa tre prej lojtareve te saj me te rendesishem, Vllaznia U19 nuk ia ka dale te marre fitore ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate qe ka zhvilluar mesditen e sotme ne Durres ndaj Teutes vendase. Ne fund te 90 minutave eshte fiksuar rezultati i barabarte 0-0.

Trajneri Sinani nuk ka patur ne dispozicion per kete ndeshje futbollistet Ersi Zaganjori dhe Kevin Dodaj qe jane aktivizuar dje me ekipin e pare te Vllaznise dhe sipas rregullores meqenese nuk kishin kaluar 48 ore, nuk mund te luanin sot me ekipin U19.

Po ashtu nuk ka patur as mesfushorin William Cungu qe eshte demtuar diten e enjte ne ndeshjen me ekipin U21. Si rrjedhoje e ketyre mungesave qe jane edhe pjesa me e rendesishme e skuadres, sigurisht qe forca e saj bie, megjithate me shume sesa rezultati, rendesi per kete ekip ka te çoje lojtare cilesore tek ekipi i pare dhe kete gje po e ben ashtu si duhet.

Sa i takon lojes, duhet thene se te dy ekipet kane patur rastet e veta, por te pakonkretizuara dhe si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0. Pas javes se 8-te te kampionatit Vllaznia U19 ka arritur te grumbulloje 14 pike dhe mban vendin e trete ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/


TEUTA U19- VLLAZNIA U19 0-0

Vllaznia U19: Lekaj, Brahimi, Rroku, Hajdari, Selmani, Shimaj, Gerbeti, Çelepija, Hagrepi, Kubazi dhe Halili. Trajner Vioresin Sinani. U aktivizua edhe Ara.