“Lufta” Flamurtari-Gjoka nuk ka përfunduar, madje duket se tani do të bëhet edhe më e ashpër. Klubi vlonjat ka bërë gati dosjen për të hapur një gjyq për trajnerin aktual të Vllaznisë, i cili më parë ka drejtuar Flamurtarin.

E përditshmja “Panorama Sport” bën me dije se trajneri Ernest Gjoka akuzohet për evazion fiskal, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre nga klubi kuqezi.

Procesi pritet të nisë javën e ardhshme, kur vlonjatët do të bëjnë padinë ndaj trajnerit kryeqytetas.

Më parë Gjoka ka fituar gjyqin me Flamurtarin për shumën e 45 mijë eurove, që klubi vlonjat i detyrohet për kohën kur ai ka punuar me këtë ekip.

Po asgjë nuk ka përfunduar dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vazhdim.

Administratori Sinan Idrizi shpesh ka thënë se kontrata e Gjokës nuk ka qenë e rregullt ligjërisht. / Vipsport/