Vinsent Kompani konsiderohet nga shumë tifozë dhe ekspertë si një fat i vërtetë për Bajernin. Përgjegjësit në Sabener Strase janë gjithashtu shumë të kënaqur me punën e belgut.kejn kompaniNjë raport tani zbulon se sa fiton 38-vjeçari me rekordmenët gjermane. Bajerni jo vetëm që u paguan lojtarëve paga të larta, por edhe Vinsent Kompani “kompensohet” shumë për shërbimet e tij, siç raporton gazeta franceze “L’Equipe”.
Sipas gazetës, Kompani fiton 750,000 euro bruto në muaj, që korrespondon me një pagë vjetore prej nëntë milionë euro. Kjo e bën 38-vjeçarin deri tani fituesin më të madh në mesin e trajnerëve të Bundesligës.
Në vendin e dytë pason Ksabi Alonso i Bajer Leverkusen me 425,000 euro (pothuajse pesë milionë euro në vit). Marko Roze i Lajpcig është në vendin e tretë me 375,000 euro (4.5 milionë në vit). Pagat e lojtarëve të Bundesligës janë zbuluar edhe nga “L’Equipe”.
Nuk është për t’u habitur gjigandët nga Mynihu janë lider. Golashënuesi më i mirë Herri Kejn është në krye me 2.1 milionë euro bruto në muaj (25.2 milionë euro/vit). Xhamal Musiala, i cili së fundmi ka zgjatur kontratën e tij afatgjatë, është shumë prapa. Tomas Myler dhe Manuel Nojer fitojnë secili nga 1.66 milionë euro (19.9 milionë në vit), Kingsli Koman 1.42 milionë euro (17 milionë në vit).