Skuadra e Barcelonës është ajo që paguan më shumë për futbollistët e saj. Studimi i realizuar nga “Sports Intelligence” i rendit katalanasit në krye të klasifikimit për mesatare pagash për futbollist.

Diferenca me Realin e Madridit është shumë e vogël, por e mjaftueshme për të qenë e para. Rrogat mesatare te Barcelona janë 11 milionë euro.

Kjo shifër e lartë sigurisht që ndikohet nga prezenca e futbollistëve si Mesi, Grizman, Suarez dhe Pike, të cilët kanë paga shumë të larta dhe shërbejnë për të rritur mesataren për të tjerët.

Në vendin e dytë është Juventusi me 9.1 milionë euro, çka shpjegohet me prezencën e Kristiano Ronaldos.