Real Madrid është duke punuar për ndërtimin e stadiumit të ri “Santiago Bernabeu”. Asnjë shenjë nuk do të mbetet nga stadiumi I vjetër, me 700 punëtorë që në tre turne do duhet ta dorëzojnë impiantin e ri në vitin 2022.
Afro 800 milion euro do t’I kushtojë arkave të klubit stadiumi I ri, që do të jetë I veçantë në çdo aspekt, me shumën që do paguhet në 30 vite.
Megjithë krizën e Covid-19, punimet janë duke u përshpejtuar dhe stadiumi do jetë gati në afatin e caktuar. Stendat e reja dhe ulëset e tifozëve do të jenë në ngjyrë blu, duke u përjashtuar e bardha për shkak të papastërtive që grumbullohen. Në stadiumin e ri do të ketë një hotel luksos në të, me dhoma që do kenë pamje nga fusha.
“Nuk do të ketë një të dytë në Europë si stadiumi i ri”, tha kryebashkiaku i Madridit për Marca. Duket se shpenzimet do të rifitohen shpejt, me tifozët që po bëhen gati për të hyrë me pagesë në ture vizitorësh.
Afro 1 miliard euro do të nxirren nga tifozët, që po e presin stadiumin e ri njëjtë sikur skuadra afron yjet botërorë./newsport/