Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç thuhet se do të largohet nga katalanasit, pasi një marrëveshje tashmë është arritur me PSG-në. Kroati është shndërruar një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës gjatë tre sezoneve të fundit.
Sipas “Radio Catalunya”, Rakitiç tashmë ka rënë dakord të shesë shtëpinë e tij në Barcelonë dhe ka regjistruar emrin e vajzës së tij në një shkollë me konvikt në Paris.
Thuhet se një marrëveshje me PSG-në tashmë është arritur dhe Rakitiç është vendosur të bashkohet me skuadrën franceze në fund të sezonit. PSG-ja ka rënë dakord të nënshkruajë me mesfushorin për 95 milionë euro.