Rafael Markez është gati të shkruajë historinë në Rusi 2018. Atij i mjafton të zbresë në fushë 1 minutë me Meksikën në aktivitetin e kësaj vere për të hyrë në librin e historisë së Botërorit si një nga të paktët futbollistë që ka marrë pjesë në 5 aktivitete të tilla.

E megjithatë, kjo pjesëmarrje e ish-lojtarit të Barcelonës, nuk është si të gjithë të tjerat, pasi vjen mes shumë peripecish.

Kjo, pasi një vit më parë, Departamenti i Shtetit i SHBA e akuzoi atë si një nga strategët kryesorë të një karteli të madh droge në Meksikë.

Si rrjedhojë, sponsorët i kanë kërkuar Federatës Meksikane që ai të mos ketë asnëj lidhje me ta. Ndaj Markez është i vetmi që stërvitet apo luan ndeshjet e Meksikës me uniformën pa asnjë sponsor në fanellë.

Por nuk është vetëm kjo. Të gjitha llogaritë bankare të futbollistit për momentin janë të “ngrira” meqë ai është nën hetim ndërkombëtar, ndaj klubi i tij, Atlas Guadalahara, e pagoi njëlloj siç paguhen shumica e futbollistëve shqiptarë… me para në dorë.

Kjo ishte e vetmja mënyrë që Markez kishte për të vazhduar normalisht jetën e tij, pasi milionat e eurove që ka fituar gjatë një karriere të suksesshme në Europë, tani janë të bllokuara. /vipsport/