Sot në mesditë është hedhur shorti I Europa Legue, me Laçin që do të luaj në transfertë ndaj Keslas në Azerbajxhan. Kurbinasit do kërkojnë suksesin shumë larg shtëpisë, ndërsa do kenë përballë një njohje të vjetër.

Ish-sulmuesi I Vllaznisë, Silvio Junior është prezantuar nga Kesla (ish-Inter Baku) si përforcimi më I ri, ndërsa braziliani do të jetë gati për datën 27 gusht, kur do të luhet edhe dueli me të besuarit e Cungut.

Sulmuesi nuk ka qenë në planet e shkodranëve, ndërsa tani sfidon Laçin në Azerbajxhanin e largët.

Pak dite me pare Junior arriti akordin me drejtuesit e Vllaznise duke nderprere kontraten nderkohe qe nga sot nisi aventuren e re ne Azerbajxhan.