Nuk ka kohë për pushim për Bledar Dveollin. Vetëm pak ditë pas shkarkimit nga drejtimi i Teutës, tekniku gjirokastrit do të ulet në stolin e Kukësit.

Akordi me klubin e Kategorisë së Parë është arritur dhe pritet zyrtarizimi në orët e ardhshme. 47-vjeçari do të marrë vendin e Alfred Allamanit te Kukësi, i cili u largua nga drejtimi pas humbjes minimale me Vorën.   

Për Devollin është një rikthim te Kukësi, të cilët i drejtoi sezonin e kaluar në Superiore, ku nuk siguroi dot mbijetesën.

Verilindorët renditen në vendin e 10-të në Kategorinë e Parë me 21 pikë dhe rrezikojnë mbijetesën.