Nga mbesa jote Irgena Tafili

 

E si mund të shkruaj për ty

Kur ti nuk je këtu,

Këtë poezi për të lexuar.

E si mund të flas për ty

Që tashmë kaq larg je larguar.

 

Dora dridhet

Zemra pompon,

Lotët rrjedhin

E shpirti vajton

 

E si mund të lind dielli në agim

Kur “AGIM” nuk ka më tani

Do jepja gjithçka që të ktheheshe,

Por e di që e shkuara nuk kthehet përsëri.

 

I dua ato çaste plot gjallëri

Edhe pse jeta këtë gjë nuk e mundëson.

E dua këtu atë fytyrë plot ëmbëlsi

Që tani nga larg po na vështron.

 

Nuk do kërkoja shumë nga jeta

Vetëm edhe një herë të përqafoj

Do lumturohesha duke thënë: të gjeta!!!

Dhe këtë kujtim kurrë të mos harroj.

 

Por jeta qenka një gënjeshtër

Dhe vdekja një mizori

Na ndan si një shpat mes dy botëve

Na ndan përfundimisht nga ti.

 

Po ti mos u shqetëso axhushi im

Se ne nuk të harrojmë

Do të ruajmë si një diamant në zemër

Dhe gjithmonë do të të kujtojmë.

 

Çdo ditë do të të përmendim

Duke ngritur kokën lart

Dhe çdo mbrëmje duke të ëndërruar

Do të shtrihemi në shtrat.

 

Do doja të isha prane teje

Në çastet e fundit të tua

Meqë kjo gjë nuk ndodhi

Për herë të fundit dy fjalë të të them dua.

 

 

Je “HERO” i të gjithëve,dhe

Krenari e mbiemrit tonë

Me emrin tend do krenohet Shqipëria

Dhe sigurisht ne përgjithmonë.