Nga Maringlen ZHIVANI
Kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj, u zëvendësua në ndeshjen me Tiranën, teksa në momentet kur doli nga fusha u lojës, u shfaq i nervozuar me trajnerin Brdariç, duke mos pranuar zëvendësimin.
Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri Brdariç i pyetur nga “Shkodra Sport”, në lidhje me shkëndijat me Balajn, ai tha se kapiteni i Vllaznisë e ka kuptuar arsyen e ndërrimit, e cila ishte për të ruajtur energji për pjesën në vazhdim të kampionatit.
“E dimë që Bekimi është lider, futbollist kryesor i joni, golashënues i kampionatit. Kemi shumë ndeshje në vazhdim dhe duhet të ruajmë energji.
Bekimi nuk ishte i kënaqur se do të shënojë gola çdo ndeshje, por ai e ka kuptuar se arsyeja e ndërrimit ishte për të ruajtur energji dhe kështu do vazhdojmë deri në fund”,-tha trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.(www.shkodrasport.com)