Nga Prelë MILANI
PAL MIRASHI SKIFTERI I FUSHËS
“…Befasia e plotë ishte Mirashi 20-vjeçar i cili la jashtë 11-shit të kuq një tufë emrash të mirënjohur të futbollit tonë…”
Besnik Dizdari [1]
Dikush i kishte thënë Broçiçit ta zëvendësonte Mirashin me një shok tjetër të skuadrës!”Kurrë ishte përgjigjur Braçiç dhe nëse ju më impononi një gjë të tillë, unë marr valixhet e largohëm”.
Fatmir Mneri [2].
Pal Mirashin ka qënë paniku i mbrojtjve dhe portjerve kundershtarë i plotfuqishëmi i dueleve ajrore, dhe peshkues ekspresiv i rrjetave.
Muc Koxhja “Mjeshter” Sporti ish-kampjon i viteve 1945, 1946.
Pal Mirashi ishte pararendësi i futbollit modern shqiptar. Ai jetoi dhe luajti në një plejadë, lojtarësh të shkelqyer që ne brezat pasardhës, qoftë dje, qoftë sot, duhet t’i kemë zili, për talentin, devotshmerinë, klasin dhe mënyrën e të luajturit.
Lin Shllaku “Mjeshtër i Merituar” i Sportit ish-Kapiten i Kombëtarës
… 4 shkodranet që ndollen me fanellën e “Partizanit” në anën tjeter, dorzohen përpara sulmit të shkelqyer shkodran Mirashi-Boriçi-Kavaja… ( 4 prill 1948 “Vllaznia-“Partizani” 4:1)[3]
Akademik e modernist në të luajtur
Intiligjent, elegant dhe frymëzues
Kishte stilin e skifterit në të gjuajtur
I frigshëm si çakalli në fushë
Vraponte hijshëm me kokën përpjetë
E puthte, topin qetë e ledhatonte
Shkëputej në ajër godiste si shigjetë
Ku donte Mirashi topi përfundonte
Skuadra e zemrës është si gruaja, dashnore e vertetë. Sportistët idhuj janë si fëmijtë që ka sjellë kjo grua në jetë, prandaj sa më shumë kalojnë vitet aq më tepër rritet nostalgjia, për të shkuarën që i përket historisë, pasi historia është libri interesant i jetës, prandaj vetë jeta është histori.
Çdo kush që tenton të shfletojë historinë e futbollit shqiptar është i “ denuar” të përballet me portretin e një mjeshtri të rracës kampjone që mbante numrin 11 në fanellën kuq e zi të Përfaqësueses shqiptare, kampjon dhe nënkampjon i Ballkanit, kampjon te “Vllaznisë”e “Dinamo”, pratoganist dhe pjesë e historisë më të ndritur të futbollit tonë.
Pal Mirashi lindi në Shkodër me 13 dhjetor të vitit 1925 në një familje të varfër. Alsid Mirashi djali i mjeshtrit të shquar shkodran thotë: I jati babait quhej Mirash dhe nëna Mrikë. Familja përbëhej prej shumë fëmijësh djem dhe vajza, një pjesë e të cilëve vdiqën në moshë të mitur, ndërsa Ndoja, Pali, Zefi dhe Gjoni jetuan dhe u bënë ushtarë të devotshëm të jetës.
Gjyshi im babaj i Palit ka qënë nga Dushmani i Dukagjinit, ka zbritur në Shkodër pas vitit 1920 dhe është vendosë në afërsi të ish -Radjo Shkodrës së vjetër[4] Mirashi babaj i katër djemve, ka punuar gjithë jetën err e terr murator, si mjeshtër ka qënë duarartë, si njeri i vyrtytshëm, i thjeshë i dashur dhe bujarë.
Ndoja djali i madh i familjes, vazhdoi shkollën tetvejeçare në qytetin e Shkodrës dhe të mesmen tregtare në “Vlorë”. Atje u aktivizua me ekipin e parë të futbollit të Vlorës dhe të basketbollit njëkohsisht. Në kohën e pushtimit italjan për ndjenjat e tij antifashiste interrnohet në Vetotene të Italisë. Pas kthimit nga interrnimi, ka luajtur përseri me ekipin e Shkodrës në rolin e qëndërmbrojtësit.
Ndue Mirashi ka qënë një nga aktivistët dhe organizatorët e “Ballit Kombëtar” për Shkodrën në vitin 1945 për këtë arsye pushkatohet së bashku me Caf Metën. Ata në prag të vdekjës u përleshën fizikisht me gardianët duke manifestuar një shëmbull unikal guximi e trimëre në historinë e burgjeve të pa mëshirshme shqiptare.
Pali së bashku me shkollën të cilën e donte fort, ndoqi edhe rrugën e sportit dhe ndoshta si të gjithë fëmijët e asaj kohe kishte dëshirën të bëhej futbollist.”Nuk kam qënë më shumë se 10 vjeç kujton Mirashi, kur së bashku me shokët vraponim për tek fusha e vjetër të shihnim ndeshjet e futbollit. Duronim edhe thupra xhandarësh që përpiqeshin të na largonin Dhe ne bënim të pamundurën për tu futur brënda.
Jetonim me futbollin dhe futbollistët, aq sa kishim filluar t’i imitonim e madje kishim për emra, emrat e lojtarëve të asaj kohe”[5]. Pal Mirashi ka frekuentue fushat kryesore të lagjeve të qytetit, ka marrë pjesë në duelet luftarake mahallë me mahallë, iu kanë grisur këpucët dhe gjakosur këmbet nga guralecët e fushave me gropa ku futollistët e vegjël matin forcat gjithë entuzizëm e krenari.
Bashkmoshatari dhe ish- futbollisti At’Simon Jubani thotë: Me Palin kami luajtur qysh se kemi qënë në fillore, kemi luajtur edhe në skuadrën”Dodona” të cilën Pali, Denis Buletini, Sadush Kumbaro, Mërgim Çano, Zydi Barbullushi e patën pagzuar me atë emër kur ata vazhdonin gjimnazin e shtetit të qytetit tonë. Pali ka qënë elegant, të ka fikë derën e portës, kur ka kapë topin në zonë, ka nuhatë dhelprisht zonën, ka ditë të ruhet ndaj lojtarve impulsiv që e markonin ashpër fizikisht.
Unë shpesh herë e kam ba me ecë shkjeptë por kurrë nuk e ka humbur qetsinë në fushën e lojës.[6] Pal Mirashi ka pasë shokë lojrash fëminore Çesk Zadenë, Tonin Arapin, Bik Ndojën, Prekë Gjeloshin etj. Kur luante me skuadrën “Dodona” ishte veçse 15-16 vjeçar dhe gjatë viteve të luftës, janë ndeshur disa herë me skuadrat e ushtrisë italjane në Shkodër, janë mundur por edhe kanë përfituar eksperiencë në fjalkryqet e lojës së futbollit.
Në një aktivitet futbollistik të orgonizuar nga Federata e Rinisë Fashiste në dhjetor të vitit 1940 u ndeshën ekipet më të mira të rinjve të qytetit. Një nga kryendeshjet e këtij aktiviteti qe ai mes skudrave të Gjimnazit dhe “Punës” 3:1. “Pal Mirashi rezulton lojtar i formacionit bazë të Punës së bashku me Dulin, Pjetrin, Tivarin, Nehanin, Ndoun, Gjergji, Gjehnej, Dragusha”[7].
Artisi i Merituar Bik Ndoja thotë : “Pal Mirashin e kam pasë dashamirë dhe mik qysh në rini, ai ka qënë një lojtar me trup mesatar, shumë legant, i zhdërvilltë, me hap të shpejtë, kur lëvizte me top kokën e mbante lart, vështrimin sa pëpara sa anash, nga që ishtë atlet dhe kërcyes ruante mirë ekulibrin pavarsisht ndërhyrjeve shpesh të ashpra të kundërshtarve, ka qënë lojtarë i frigshëm në luftën në ajër”[8].
Biseda e ngrohtë me Bikun më mundësoi të jap një përkufizim për portretin fizik të Mirashit i cili ka qënë një djalë i hijshëm, esmer dhe i qeshur në fytyrë: Ata flokë të zi të krehur përpjetë, sikur i meandrin hijshëm mbi kaptinë, duke nxjerrë plotësisht në shesh një ballë të gjërë dhe të drejt që kufizohej me dy harqe vetullash kurore, poshtë të cilave nën qerpikët korb, herë struknin, herë zbulonin dy sy të qeshur me ngjyrë boj qielli shëmbëlltyrë e një njeriu energjik dhe me botë të pasur shpirtërore, ku buzqeshja e çiltër ishte panorama e një mashkulli mister në paraqitje, gaztor, gurgullues në të folur i matur dhe i përqëndruar në mëndime.
Si për t’i ardhur në ndihmë të mendimit tim gazetari i mirnjohur sportiv Fatmir Mneri në rubrikën “Profil” të gazetës “Sporti ekspres”15 dhjetor 1996 në shkrimin me titull “Kujtesa e Pal Mirashit”, që përkonte me 71 vjetorin e kampionit, shprehej:”Mirashi kurr nuk mund të jepet për aq .( për 71 vjeç) Trup të bëshëm, fytyrë që ende ruan permes rrudhash tiparet e një bukurie burrërore, republika që ka rrasur në kokë sikur kërkon të fshehë thinjat, gjithçka tek ky njeri të jep përshtypjen e fisnikërisë”[9].
Pal Mirashin në nëntor të vitit 1944 e mobilozojnë në radhët e Brigadës së VI-të Sulmuese si njesi përbërse e Divizjonit të VI- të UNÇ shqiptare, kaluan në mësymje të përgjithshme në Potgoricë, Tuz, Bioçën, Bjellopolje, Ljeva-Rjekan, deri në Vishograd të cilin arritën ta çlirojnë me 14 shkurt 1945.
Edhe në këtë kohë të vështirë lufte Mirashi nuk u shkëput nga bota e futbollit, atje hyri në skuadrën e Divizionit tonë dhe në Ferizaj paten zhvilluar një ndeshje me Divizjonin e 44-t Jugusllav që përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2, autor i dopjetës shqiptare ishte Pal Mirashi [10]. Edhe më pas gjatë marshimit, Bosnje -Kosovë-Maqedoni nuk do të qëndronte larg futbollit, luan me Ohrin, Strugën, Prishtinën etj.
Në pranverë të vitit 1945 lirohet si student nga mobilizimi ushtrak dhe futet në një kurs veror 4 mujor në gjimnazin e Tiranës “Me skuadrën e krijuar rrufeshëm mundi fillimisht një përfaqësuese BRASH-it(orgonizata e rinise asaj kohe) dhe barazon 0:0 me SK”Tiranën”[11]. Paraqitja që manifestoi Pali nuk kishte si t’i shpëtonte dot syrit kureshtar të trajnerit të Tiranës Adem Karapici i cili sapo përfundoi ndeshja i afrohet djaloshit elegant dhe duke i vënë dorën mbi sup si shenjë përkëdhelje sportive dhe i drejtohet me pyetjën sugjestionuese:A ke dëshirë të luash me SK “Tirana”?! Nuk e prisja këtë pyetje në atë moment të beftë, prandaj mu duk sikur më valoj gjaku në fytyrë, të rrahurat e zemrës mu shpeshtuan, u mbusha me frymë dhe nga gjoksi më gufoi ajo që e shqiptova me një po që përmblidhte gjithë ëndrrat dhe dashurinë time për futbollin[12].Mirashi ëndrrimtar nuk mund të ndrydhte ndjenjën e vet, fjala po ishte ndoshta disi e nxituar por shumë deomethënëse për rrugën ku do ta shpinte pasioni shpërthyes “aventurjerin” e dashuruar me mollën e artë të lojës top e këmbë. Me Tiranën ka një karrjerë fare të shkurtë: Luan në ndeshjet e një kupe dhe meqë mbetet pa bursë, kthehet në vëndlindje …”Vllaznia” e pret me krahë hapur…”[13].Inerssant është fakti se të parën ndeshjen e parë që luan Pal Morashi në radhët e Tiranës u përbadh me ekipin e vendlindjes së vet “Vllazninë”, ndeshje e zhvilluar 27 janar 1946, për Kupën e Federatës në prezencë të 2500 sektatorve kryeqytetas dhe përfundoi me fitorën e 17 Nëntorit tëTiranës 2:1. Në minutën e 17 vëndasit kalojnë në avantazh me anën e Fagut i cili kthej në gol një penallti në portën e Tahirit të shkatuar nga mbrojtsi shkodran Muhamet Dibra. Barazoj Met Vasija në minutën e 32, kuse Xhavit Demberi në në minutën e 69 shenoj golin e fitorës për Tiranasit. Spas kronikës së kohës mësojmë se nga skuadra vendase u dadhuan Skender Begeja, Pal Mirashi dhe Xhavit Demberi, nga skuadra shkodrane, Dodë Tahiri, Beqir Osmani dhe Xhelal Juka[14]. Takimi i kthimit i luajtur në Shkodër me 10 mars 1946 mes këtyre dy ekipve po për kupën e Federatës përfundoi me rezultatin e bardhë, Loje qe ekulibruar epersi e plotë shkodranë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Tirana pati dyraste ideale të cilat i neutralizoi me mjeshtri portjeri i shquar shkodran Dodë Tahiri. Në ketë ndeshje përseri dadhohet talenti i ri Pal Mirashi laoja e të cilit vlersohet nga pena e Aton Mazrrekut i cili shkruante: “Mirashi e përdorë shumë mirë topin, por e mban shumë në kembë dhe vonohet”[15].. Viti 1946 është pa dyshim viti më mbresëlënës dhe më i suksesshëm në karrjerën sportive të Pal Mirashit. Ishte vetëm 20 vjeç kur debutoi në radhët e “Vllaznisë”kampjone në gjirin e së cilës luanin një gardë kampjonësh të futbollit shqiptarë që do të rikonfirmoheshin akoma më bujshëm si të tillë. Po këtë vit djaloshi simpatik shkodran kurorzon edhe tre ëndrra të tjera të gati, gati të pabesushme. Ai jo vetëm veshi fanellën kuq e zi që peshon aq rëndë, por me shokët e tij duke u shpallë kampjon i Ballkanit, do të prekte për së pari majat e olimpit në sportin shqiptar, madje do te ishte po ky Pal Mirash zgjedhja e guximshme dhe e pagabueshme e mjeshtrit jugusllav të pankinës shqiptare Ljubisa Broçiç që do të cilësohej befasia e këtij kompeticioni. Në javën e parë të Kampjonatit të vitit 1946 ose i nënti në rënditjen e deri atëhershme në radhët e formacionit të frigëshëm shkodranë do të debutonte për herë të parë në një ndeshje zyrtare Pal Mirashi i cili akoma nuk i kishte mbushur të 20-vjetat. Një ditë të bukur pranverore me 14 prill 1946 taborri shkodranë i përbërë nga Dodë Tahiri, Muhamet Ademi, Beqir Osmanin, Muhamet Dibra, Muc Koxhja, Bimo Fakja, Adem Smajli, Met Vasia, Pal Mirashi, Latif Alibali dhe Xhevdet Shaqiri, zbret në fushën e blerë të qytetit të Korçës për të shpartalluar në mënyrë të pa mëshirshme 0:6. njerin prej ekipeve me tradita më të shquara “Skëndërbeun” vendas.
Shkodranët janë të papërmbajtshëm ndonëse luanin përballë emrave të shquar si portjeri Kolin Marjani, Miço Pullaska, Karraguni, Sharko Zisi etj. Loja fillon mbarë nga debutuesi këmbëmbarë Pal Mirashi i cili në minutën e 12 pas një manovrimi elegat shkarkon një gjuajtje të pamëshirshme duke e detyruar legjënden e vjetër të portës korçare të shtangej dhe më pas të nxirrte topin nga shporta. Në minutat e 14-të dhe 28-të “Vllaznia “ shënon dy herë më autor Adem Smajlin me dy topa të artë të dhuruar nga Pal Mirashi i cili shkëlqen së bashku me debutuesin tjetër Xhevdet Shaqiri i cili pati fatin e lumtur të shënonte tre gola në atë goladë shkodrane në Korçë. Me 21 prill në Tiranë do te zbriste “Spartaku” i Moskës një emër sugjestionues i futbollit sovjetik, duke ju referuar shkrimeve të kohës mësojmë se po thuaj të gjithë lojtarët sovjetikë kishin medaljen e trimërisë pasi kishin luftura me armë në dore gjatë luftës së dytë Botërore, por ata u çfaqën edhe si futbollist të mëdhenj. Me 21 prill “Spartaku”u ndesh me “Partizanin” skuadrën e re të ushtrisë të sapo krijuar , sovjetikët fitojnë 2:5, më pas të njëtin fat 0:2 Përfaqsusja e Sportklubeve të jugut dhe 0:3 edhe Përfaqësuesja e Sportklubeve të Veriut e cila nuk ishte tjetër veçse Vllaznia + Skender Begenë e “17-Nëntorit”. Mirashi ka luajtur dy ndeshje kundër Spartakut të Moskës, me Përfaqësuesën e Veriut edhe me Përfaqësuesën shqiptare. Në takimin e parë ditën e martë me 28 prill 1946 Pefaqsusja e Sport Klubeve të Veriut që në fillim në minutën e 3-të kerkon të gjej golin me anën e Mirashit,por portjeri sovjetik ndërhuyn duke larguar mrekullisht rrezikun. Një minut më vonë sovjetikerër gjuajn një korrner Simislov, godet mrekullisht, topi përfundon në këmbet Simloovit dhe ky në mënyrë shigjetuse , vetëm një meter larg vijës fatale nuk fal dhe shenon. Loja sovjetike është e shkelqyer të cilët pa vonuar shënojnë në mënyrë spektakolare përseroi me anën e Simloovit. Ofsives sovjetike përtë arrtë tek goli i treti pret udhën portjeri Tahiri në minmutën 12 e 17. Mirashi e Smajli rezikojnë seriozisht portën e “Spartakut” .Në minutën e 37 Dodë Tahiri me një mjeshtri të rradhë pret një bombë të tmerrshme të Silankovit, dhe pa kaluar as një minut përseri vigani i portës sonë netralizon një shut të nokauti të sovjetikve[16]. Vërshellima e gjygjtarit, i dhs rast skuadrës sonë të dilte nga shatrrethimi i gjatë. Pjesa e dytë është tersisht e skuadrës sonë ku Begeja nga brenda zonës së rreptësisë gjuan fluturimthi por por mbrojtsi Malinin e largon tpoin vëndosmerisht nga zona e tij. Në një kombinim të përpiktë Begeja-Mirashi afrohen portës , dhe në perleshje me mbrojtsit sovjetik Mirashi shigjeton me kokë, por portjeri Zhelenkov zgjatet duke berë mrekullinë e ndalimit të topit.Në minutën e 50 Fakja puthë shtyllën.Vetem tre minuta më vonë, publiku ngrihet në këmbë duke pandehur golin. Në minutën 71 përsei rrezikon Skender Begeja. Në çaste kur pritej dalja në dritë e golit të ekipit tonë Sokolof shenon golin tretë për miqet.Gjithsei skudra jonë vazhdon luftën. Në minutën e 40 Mirashi merr një top nga Juka, triblon shumë mirë. Akolovin dhe Malinovin, por zhytja e portjerit Zhelenkovit bën që të mos ralizohet goli i nderit. Skuadra jonë luajti shumë mirë sidomos në pjesën e dytë. Për tu shenuar është loja e mirë e vijës së parë sulmuse nënvizonte gazeta “Sporti”[17].Në ndeshjen me “Spartakun” e madh të Moskës, me 1 maj 1946, për herë të parë veshë fanellën që simbolizon ngjyrën e flamurit. Të parët patën kaluar në avantazh gardistët e “Spartakut “ qysh në minutën e 25 të me anën e Malinit. Spartaku kishte në përberje mazhorancën e kombëtarës sovjetike. Skuadra jonë luajti me zemër derdhi shumë djersë derisa barazoi Qamil Teliti me një penallti në minutën e 74.”Spartaku” pa pritmas ndëshë në një pëngesë të cilën e kalon me shumë vështërsi por edhe befasohet. Gronetkin drejtuesi i “Spartakut” të Moskës pohon:”Takimet në të kaluarën me skuadren italjane dhe jugusllave natyrisht kanë influencuar te skuadrat tuaja.Parashikimet tona u vertetuan, ju keni sportist serjoz dhe çdo pjestar i skuadrës ishte një teknik i mirë “[18] Njëmbëdhjetshi shqiptar anti –Spartak ishte Pozeli, Llambi Dibra, Fagu, Spahi, Parapani, Teliti,Mirashi, Biçaku,Vasia, Begeja.
Pas kësaj intërmexoje ndëshkuese sovjetike do të vijonte java e dytë e kampjonatit tonë kombëtar. Në Shkodër do të vinte si mysafire “Ylli i kuq” i Durrësit ose ish -“Teuta” . Skuadra durrsake bije prehë e rradhës e “Vllaznisë “ së pangopur me gola , dopjeta e Mirashit plus golat e Met Vasisë dhe Xhevdet Shaqirit vulosin gjithçka në favor të skuadës shkodarne që u dhuroj sportdashsve një lojë me ritëm me 4 gola dhe disa raste të tjera shenimi.
(Në minutën e 29 të pjesë së dytë Mirashi përshendet rrjetën me një goditje të sa të përpiktë aq të papërmbajtshme me kokë, pas krosimit Adem Smajlit. Vetëm dy minuta më vonë përseri Pal Mirashi shenoj golin e tretë për shkodranët)[19]. Falanga shkodrane nuk njeh të ndalur, nuk njeh barazim vetëm fitore mbas fitorje si në shtëpinë e vet ashtu dhe jashtë saj duke gremisur në humnerë pa mëshirë njra pastjtrës, Apoloninë, ku Mirashi përseri shënon, Besën,”17 Nëntorin”etj.
Qoftë gjatë xhiros së parë, qoftë gjatë xhiros së dytë për të mbrri me 23 qershor në sfidën më të madhe të atij kampjonati kur në Tiranë “17 nëntori” kërkontë revanshin e madh, për të frenuar në finish Shkodranët që pastaj të shkonin ata në finale me vlonjatët e grupit B. Ishte një sfidë e shumë pritur, e përmasave të rralla në historinë e deri athershme të futbollit shqiptar. Ishte finalja defakto e atij sezoni kompetitiv, prandaj edhe stadjumi Qemal Stafa siç theksonin komente sportive nuk kishte asnjë vend bosh.
”Gjithçka nisi mirë për “17 Nëntorin” në atë ndeshje të një epërsie të qartë të saj thuajse në gjithë 45 minutat e para, e mbrojtur plot siguri, para dhe pas golit të Biçakut të minutes 14. Ishte një kombinim i shkëlqyer Ohri, Llambi, Begeja dhe më pas një goditje dënimi dhe gjuajtje në ajër e Biçakut dhe portjeri Tahiri ndjen prapa valzimin e rrjetës së tij[20] Në minutën e 35 fati duket sikur se anon nga shkodranët.
Në qoftë se në 35 minuta fati nuk u buzqeshi tiranasve, kur ata shpërdoruan në menyrë të pafalshëm rastin më ideal që do ua dyfishonte rezultatin, në 44 minuta fati i braktis përfundimisht. Shkodranët barazpeshojnë gjithçka pas atij goli spektakolar, Adem Smajlit i cili realizon një kthesë akrrobatike në ajër, duke befasuar, publikun, bashklojtarët e tij të skuadrës dhe duke kaluar në gjëndje shoku psikologjik kundërshtarin i cili në pjesën e dytë u shpërfytyrua thua nuk ishte ai i pjesës së parë “Vllaznia” shëndërrohet duke u bërë jashtezakonisht e papërmbajtshme, topat shigjetojnë pamëshirshëm portën e Resulit.
Në minuten e 65 nga një largësi 12 metër Adem Smajli lëshon bombën e tij të pamëshirshme dhe 2:1.”Në tribunë thotë kronika, shqyhen këmishat, digjen shami, vazhdojnë valet, ndërsa tifozët e Tiranës me duar të futura në xhaketa kërkojnë me gjetë shteg dalje”.[21] Loja vazhdon “Vllaznia” dikton potencën e vet dhe në minutën e 79 Pal Mirashi shigjeton me kokë një top të nisur në adresë të tij nga Ernest Helepjani duke katapultuar në rrjetën e Resulit.
Historiografi i gazetarisë sonë sportive Besnik Dizdari këtë gol e përshkruan si vijon:”Goli i Mirashit ishte vazhdim i driblingut të markës braziljane “[22]. Gjashtë minuta më vonë Mirashi ka detyruar Resulin të zvarritet për të kapë topin përtej vijes fatale, përpjekja e të cilit rezultoi e dështuar, pasi loja duhej rifilluar përseri nga qëndra dhe Tirana ishte në gjendje nokaut të pa shpresë.
Në minutën e 88-te Met Vasija gjunjëzon përfundimisht në mënyrë poshteruse 1:5 rivalën direkte brënda në shtëpinë e saj.Titujt e gazetës “Sporti” janë më sensacionalë se kurrë: “Vllaznia” shpartallon “17 Nëntori” -Një lojë e parë e shkëlqyeshme e Tiranës pa përfundim -Një lojë e dytë e shkodranve me përfundimin 5:1 -Rezultat i pabesushëm etj[23]. “Koha e re” e Shkodrës ndër të tjera shkruante ”Vllaznia’’ e shpartallon “17-Nëntorin” dhe shpresat e tyre për fitimin e titullit. Tifozat me në krye imperatorin e tyre Loro Kovaçin kthehën ngadhnysa në Shkodër.
Tifoja e tyre nuk ka shkue hurç[24]. Pas kësaj fitorje me rivalën historike duket se Vllazninë asgjë nuk mund ta ndalonte nga kurorzimi i trofeut të dytë radhazi. Me 7 korrik 1946 “Vllaznia” e përbërë nga i përhershmi Tahiri, Gjeloshi, Osmani, Dibra, Koxhja, Alibali, Smajli, Helepjani, Mirashi,Vasia, Ademi dhe Shaqiri zbret në fushën e blertë të qytetit të Shkodrës për tu ndesh me “Flamurtarin” e Vlorës në finalën e parë të këtij kompeticioni.
Ambicja shkodrane për të siguruar fitorën qysh në takimin e parë ishte aq evidente sa “Flamurtari nuk pati forcë të ndryshonte rrjedhën e një historie të paracaktuar.Vlonjatët ndëshkohën qysh në minutën e 4 pas atij kërcimi të fuqishëm mbi kokat e mbrojtësve miq, të Mirashit, topi i gjuajtur prej tij rrëshqet furishëm në këndin e majtë të portjerit Xhakomino Poselli, italjanit të natyralizuar si vlonjat.
Në minutën e 58 është përseri Mirashi që përkul viganin Poselli për të dytën herë duke i dhënë vulën e fitorës dhe paradhënjen e titullit ekipit të vet. Gazeta “Sporti nenvizon “se Koxhja, Gjeloshi dhe Mirashi ishin trijija me e mirë e ekipit kompetitiv shkodranë”[25]. Finalja e dytë u zhvillua në Vlorë me 28 korrik, Ernest Helepjani, Ruzhdi Çoba, Xhevdet Shaqiri nënshkruan fitorën O:3 ndaj Flamurtarit dhe kurorzimin në mënyre ekstavagante të Vllaznisë si Kampjone e Shqipërisë për vitin 1946.
Pal Mirashi ka qënë një nga protagonistët kryesorë të fitorës së madhe shkodrane, ai jo vetëm debutoi por me klasin e vet u afirmua si gjahtar i golit, nga 11 ndeshje që pati ai sezon në 10 ndeshje luajti si titullar duke shënuar 7 gola në ndeshjet më decisive[26].
Gjatë këtij sezoni Loro Boriçi nuk luajti asnjë ndeshje me ekipin e “Vllaznisë” ai ishte dëmtuar qysh në sezonin e kaluar, madje u përfol se mund të largohej përgjithmonë nga bota e futbollit, por fatmirsisht pasi ju nënshtrua një kurimi të gjatë në Jugosllavi arriti të riaftësohej në fillim të vjeshtës së vitit 1946. Në kohën kur Boriçi po kurohej, ka shkuar për ta parë në spital Ramiz Alia në atë përiudhë një nga udhëheqësit e Rinisë Komuniste shqiptare.
Ramizi që kishte njohje qoftë me Loron qoftë me Pal Mirashin ju drejtua me shaka Boriçit të famshëm:”Ti Loro rri këtu në Jugusllavi së në Shkodër ka dale një djali ri, një Pal Mirash që të ka zëvëndësue e po shënon në çdo ndeshje”[27]. Sipas thënjeve të Alisidit dhe Artanit babai i tyre është simpatizue shumë si futbollist nga Ramiz Alia, Josif Pashko dhe sidomos Kadri Azbiu.
Mirashi në përberje të Vllaznisë në vitet 1947, 1948, 1949 tre herë u rëndit një shkollë poshtë fronit të kampjonës. Me 24 prill të vitit 1948, në takimin “Vllaznia”- “Vlora” Pal Mirshi, firmosë dy herë në goladën shkodrane 13:0, e pa parë në të gjithë historinë kampjonateve tona të pas çlirimit.
“AVENTURA” MIRASHI ME NACIONALËN SHQIPTARE
Binte shi në Tiranë me Jugusllavinë
Vallzojnë Spahiu, Boriçi, Parapani
“Zeusi “Mirash, lëshon një vetetimë
Qemal Stafa shpërtheu si vullkani….
Kur sulej Mirashi si grabiqar
Portjer e mbrojtësa i kapte kaosi
Me golin e tij magjik spektakolar
Anijën bullgare në det e fundosi…
Me 22 shtator 1946 Përfaqësuesja shqiptare do të zhvillonte takimin e parë zyrtar ndërkombëtar më një përfaqësuese të vendi tjeter. Ishte zgjedhur Shkodra si baçja ku lindi dhe u kultivua së pari ky sport tek ne, për të pritur ekipin përfaqsues të Malit të Zi.
Shqipëria pas një loje të vrullshme falë sistemit “WM” që aplikoi me këmngulje trajneri Broçiç, fitoi thëllësisht 5:0 shënuan nga një dopjetë shkodrani Xhelal Juka, kavajasi Qamil Teliti dhe vulosi përfundimisht gjithçka Ruzhdi Bizhuta. Kjo ndeshje ishte një test paraprak për skuadrën tonë në prag të Ballkanjadës që do të mbahej në fillim të tetorit në Tiranë.
Mirashi ishte grumbulluar në 22-en selektive të Broçiçit. Konkurenca për një vend në formacionin bazë ishte mjaft evidente, Besim Fagu, Bimo Fakja, Qamil Teliti, Vasfi Biçaku, Xhelal Juka, Loro Boriçi, Sllavo Llambi, Foto Janku, Aristill Parapani, Barhi Kavaja etj sejcili pretëndonte dhe ishte i denjë të luante në rolin e titullarit qoftë në sektorin e mesfushës qoftë në të sulmit.
Mirashi 20 vjeçar në ndeshjën me Malin e Zi u aktivizua në minutat e fundit të pjesës së dytë, dhe vetëm kaq mjaftoi të fitonte besimin e teknikut të Broçiç.”Në çastet e fundit të lojës Broçiç thërret të ngrihet nga stoli i rezervave një djalosh 20-vjeçar, Pal Mirashin simpatik si për t’iu kujtuar të gjithëve që mosha e re duhej të përshkonte përherë jetën e Kombëtarës së Shqiërisë[28]
Kombëtarja jonë e sapo formuar me 7 tetor 1946, u përball më një sfidë të vështirë ndaj mbretëreshës së Ballkanit, Jugusllavinë e cila kishte njohur edhe marrë pjesë në kampjonatet botërore të përpara luftes. Tahiri, Dibra, Spahiu, Demberi, Llambi, Teliti, Boriçi, Biçaku, Mirashi, zbritën në qilimin e blertë të Stadjumit Qemal Stafa për të çelur siparin e kampjonatit ballaknik të futbollit. Ruzhdi Bizhutës dhe Xhelal Jukës u dukej si një enderr e pa bësueshme qëndrimi i tyre në stol dhe aktivizimi i “qumshtorit” Mirashi.
Nuk do të kalonin vetëm 6 minuta nga fillimi i asaj ndeshje të stuhishme në një ditë me shi të stuhishëm, kur publiku i pa zakontë, pankina dhe vetë aktoret e telenovelës sportive shqiptare mënduan. A jemi në ëndërr apo zhgjëndërr? Duke ju referuar kronikave sportive të kohës rezulton se ka qënë një aksion i gjatë i skuadrë sonë i filluar nga Spahiu i cili më parë kishte frenuar një aksion në kufi përpara zones së Tahirit, pastaj ka nisur një pas të gjatë në thellësi per tek Boriçi i pagabueshëm ecën përpara duke nisur më në thellësi Parapanin i cili me një rrotullim centron një top të shumpritur drejt portës, ku Mirashi me një pikjadë të mënjehershme e dërgon topin atje ku dëshironte vetë në rrjetën Monsiderit.
S’kalojnë veç se dy mintua, kur Llambi harkon një top në afërsi të 16-shit, portjeri jugusllav Monsider del nga porta në panik t’a kapi topin, por Teliti i shpejtë si rrufeja më parë shënon të dytin gol për skuadrën tonë.Tifozeria e entuziazmuar kishte të drejtë të pyeste; Çfarë po ndodh kështu në ‘’Qemal Stafa ”?! Nuk kalojnë veçse 180 sekonda të tjera kur ja tek lind kombinacioni Fakja –Biçaku-Teliti-Mirashi i cili pa mënduar gjatë shënon atë që duhej të ishte goli i tretë.
Tre gola brënda 5 minutash ishte një rekord botëror”! Por arbitri Istrati- siç nënvizon kronika, – në një moment pasigurie anullon golin duke dhanë ofsajt”[29]. Mjeshtrit Mirashi ky gol i anulluar i mbeti pëng gjithë jetën në shpirt: “Aksioni ishte model unë bëra më së miri dhe në momentin e duhur atë që duhej të bëja. Kurrë nuk kam dyshuar se ai gol nuk ka qënë i rregullt, pa siguria e gjyqtarit i shpëtoi nderin Jugusllavisë në Tiranë”[30]
Kjo ndeshje pati dy tabllo një pjesë të parë të dominuar totalisht nga lojtarët tanë që luajtën shpejt enrgjikisht dhe realizuan dy gola të shkëlqyer plus një të anulluar që ishte po aq i denjë sa dy binjakët që realizuan Mirashi e Teliti.
Mbas pushimit skuadra jugosllave si rezultat i përvojës dhe i emrave të kalibrit evropjan mori në dorë frenat e lojës dhe pasi ka shkurtuar rezultatin me anën e Matoshiç në minutën e 47-të, pa kaluar 60 sekonda historia tani përseritet për jugusllavët që barazojnë me anë të Rubnik dhe pas tetë minutash Çaikovski përmbysi gjithça në favor të skuadrës së vet në një terren që nuk ngasonte aspak si fushë futbolli por si pëllg i mbytur në ujë, gjithsesi sulmuesit e skudarës shqiptare vazhduan të vozitin drejt portës kundërshtare ndonëse pa sukses deri sa u dëgjue vëshëllima e fundit e albitrit rumun Istrati.
Mirashi dhe shokët e tij demostruan më të mirën e mundëshmë, humbën pikët e para por fituan moralisht ndaj ndjenjës së inferioritetit, çfarë u vlejti jashtzakonisht në suksesin që arritën me të tjerët. Askush nuk e besonte se Shipëria kishte munësi të arrinte një rezultat pozitiv me Jugusllavinë, apo aq më tepër të guxonte të ishte ajo Kampjonia e Ballkanit ashtu siç u bë për çudinë e të gjithve.
Një gjë të tillë nuk e mendonin as protagonistët e aventurës shqiptare. Pal Mirashi na ka lënë të shkruar një kujtim të atyre ditëve që verteton më së miri mendimin e më sipërm.”Kur kemi dalë në fushë në ndeshjen e parë me jugusllavët, më është afruar Bimo Fakja e më ka thënë me zë të ultë: “Do t’i hamë nja gjashtë sot”. Ishte hera e parë që luaja një ndeshje të vertetë ndërkombtare, madje isha shumë i ri, kuptohet emocionet më kapluan”[31].
Pas dy ditësh me 9 tetor Përfaqësueses shqiptare do t’i buzqeshte një fitore e paharruar 3:1 ndaj Bullgarisë. Skuadra jonë që në minutën e 5-të gjendet në dizavantazh kur Spasov me një aksion të shpejtë, dinak dhe elegant, gjuan fuqishëm duke përshëndetur rrjetën e Tahirit.
Skuadra jonë nuk demoralizohet kronikat e kohës shkruajnë se në minutën e 30-të Teliti përqëndron nga e majta Mirashi përdor kokën e tij të pagabushme për ta përcjellë topin bash tek këmbët e Boriçit i cili pasi ka shmangur një tufë mbrojtësish bullgarë ka përcjellë topin në rrjetën e portjerit Kostov duke barazuar 1:1[32].
Shqiptarët janë gjithnjë në kërkim të golit tjetër dhe ja në minutën e 20-të sjell çastin sublim të Parapanit të cilin detyrohën ta bllokojnë forcërisht në zone kur po tentonte të godiste topin. Gjyqtari Istrati i ndodhur fare pranë aksionit nuk nguron aspak:11 metërsh! Kush mund ta godiste topin me një qetësi të tillë olimpike përveç arkitektit Boriçi?!
Shqipëria tashmë dikton gjithçka në fushën e lojës dhe duket se fitorja nuk do të ndalej këtu.Tre minuta pas penalltisë ekzakte do të lind një kombinacion i ri Boriçi-Biçaku-Mirashi dhe zeri i komentatorit të Radjo Tiranës do të thërriste:Goool, goool, gol i shkelqyer pas një kthese origjinale made in Mirashi topi ka shpartalluar mbrojtjën mike dhe tund rrjetën e Kostovit, Shqipëria 3 Bullgaria 1:Protagonisti Mirashi 50 vjet më vonë do të kujtonte me saktësi: ”Në ndeshjën e fundit na duhej patjetër fitorja.
Dhe kur pjesa e parë përfundoi 0:0, friga se nuk do të çanim dot ishte evidente.Veç se Broçiç reagoi; nga pesë sulmues tërhoqi pak më prapa Biçakun duke krijuar një 3-3-4 që solli mjaft përmirsime. Më pas erdhi goli i Telitit dhe Loroja me kupën, gëzimi dhe entuziazmi i publikut.”Dhe përseri Broçiçi;”Dikush kishte thënë që të më zëvëndësonte me një shok tjetër të skuadrës.
Kurrë ishte përgjigjur Broçiçi dhe në se më impononi një gjë të tillë unë marr valixhet largohem”[33]. Besimin e trajnerit djaloshi esmer e justifikoi më së miri në tre ndeshje shenoi dy gola aq sa ustallarët e vjetër Boriçi e Teliti, ai mbeti gjithnjë kërcënues, elegant, finok, i përpiktë, e xhentilmen në dhurinin e topave asis për kolegët e vet sulmues.
Pal Mirashi me ekipin e tij solid dhe luftarak, shkroi me germa të arta kapitullin e parë të historisë së kombëtarës sonë e cila megjithëse rinore nga motet dhe e pasprovuar në mejdane, kaloi si burrneshë provën e zjarrit duke arritur atë që edhe skuadrat e mëdha do ta kishin ëndërr dhe krenari.
Për kohën ishte pa dyshim ngjarja më e bujshme, më shndritëshme, më e pazakontë, që akoma edhe pas 60 vjetësh mbetet si pikë referimi e historisë jo fort fatlume të futbollit tonë. Ata djem të talentuar të Kombëtarës së parë shqiptare me moshë 23,6 vjeç paten fatin e madh të udhëheqeshin nga trajneri jugusllav Ljubisha Broçiç, teknik me prestigj evropjan i cili më pas do të shpallte kampjon emra si“Juventusin” e Italisë dhe do të drejtonte Eind’hovenin e Holandës.
Broçiç bëri dy zbulome të mëdha Shqipërinë si kampjone e Ballkanit edhe pse ishte Kombëtarja me re e Evropës, zbulimi i dytë ishte xhevahiri Mirashi më i riu i ballkanjadës, Besnik Dizdari duke ju referuar historisë thotë:”…”Befasia e plotë ishte Mirashi 20vjeçar i cili la jashtë njëmbëdhjetshit të kuq një tufë emrash të mirënjohur të fubollit tonë”.
Fitoret janë mjalti i futollit, humbjet janë kripa e hidhur e tij, prandaj futbolli është i bukur se i ka të gjitha brenda lëvozhgës magjike të topit të rrumbullakët.Viti 1947 për Kombëtarën tonë qe një viti jo i mbarë me humbje të hidhura, shterpësi të plotë rezultatesh, golash e pse jo edhe loje.
Shqipëria ndëshkohet idhtë me 4 gola pa asnjë të shënuar në shtëpinë e vet nga Rumania, pëson 0:3 në Hungari, 0:2 në Bullgari dhe mundet në Tiranë 2:4 nga Jugusllavia. Shqipëria brënda një viti gremiset nga maja e malit dhe bie në humnerën e errët e fundit në renditjën e ekipeve ballkanike pa asnjë pikë. Ku ishte Mirashi në këtë vit të mbrapshtë futbollistik? Ai nuk duket as te kombëtarja sa tek “Vllaznia.
Çudirat shqiptare nuk kanë të sosur në çdo epokë. Pal Mirashi vetëm një javë pas Kampjonatit Ballkanik në tetor të vitit 1946 arrestohet dhe përfundon në burg me akuzën si bashkpuntor me rreaksionin dhe klerin katolik kundër pushtetit popullor! Ky ishte “shkaku”që humbi pa gjurmë pa nishan i mirnjohuri Mirashi, duke befasuar edhe vetë trajnerin e Jugusllavisë i cili u shokua, kur mësoi se ai gjendej në burg, prandaj pas fitorës 2:4 në Tiranë në ballkanjadën 1947-ës në hotel Dajti iu drejtua një udhëheqësi të lartë shqiptar(Ramiz Alisë). Ku e keni Mirashin?
Do të isha i lumtur sikur ta kisha në ekipin tim! Qortimi i teknikut jugusllav duket se i bëri përshtypje funksionarit të lartë shqiptar për të reflektuar, se Mirashi nuk ishte armik, por i bënte nderë Shqipërisë duke luajtur për flamurin e saj. Mirashi lirohet nga burgu dhe vetëm një javë më pas ish i burgosuri bëhet heroi i shqiptarve në Bukuresht me atë gol të paharruar ndaj Rumanisë në atë fillim maji të 1948[34].
Në vitin 1948 Shqipëria ngrihet nga ferri dhe përseri gjen rrugën drejt parajsës, barazon 0:0 me Hungarinë e majave të futbollit botëror, zhvillon me 27 qershor një ndeshje brilante nga më inkadeshentet e kompeticioneve nderkombëtare me Jugosllavinë në Beograd. Shqipëria nuk fitoi një pikë por humbi një të tillë në Beograd.
Radiokronisti Anton Mazrreku do ta transmetonte këtë ndeshje drejtpërdrejt nga stadjumi “Avala”i Beogradit i tejmbushur me mbi 40-mijë shikues duke theksuar me plot gojën se shqiptarët duhet ta kishin fituar atë ndeshje pasi me kundërsulmet e tyre ishin fare pranë golit por fati nuk deshi plotsisht.
Pal Mirashi duke kujtuar motin e shkuar na bën me dije “se atmosfera shumë e tensionuar në mardhënjet politike mes dy vendëve, pati efektin e vet jo të vogël, që fatmirsisht ndikoi në karikimin maksimal të baterive nga ana jonë…Ish trajneri ynë i dy viteve më parë Broçiç tani në stolin e Jugusllavisë në mbarim erdhi dhe na përgëzoi si fituesit moral të takimit, duke na thënë: Ju lumtë o djemtë e mij”[35]!
Pa dyshim një nga momentet më të ndritura të karrjerës së Pal Mirashit, një nga solscitet e rralla dhe i pari në historinë e futbollit tonë është fitorja e kombëtarës sonë në Rumani me 2 maj 1948 për Kupën e Ballkanit dhe Evropën Qëndrore. Goli i vetëm i atij takimi të pazakontë ka firmën e Pal Mirashit.
”Goli ishte një mendje e krejt ekipit. Kam qënë në krahun e majtë kur mora topin nga Boriçi, kam tribluar alfin kundërshtar, pastaj edhe një tjetër dhe kam arritur në cep të zones. Aty kam lëshuar një diagonale të fortë dhe kam pa topin në rrjetë. Kam qa nga gëzimi…Ç’them unë; kemi qarë të gjithë”[36].
Gazetat romune me tituj të mëdhenj evidentonin fitorën e madhe shqiptare, “Rumania e lire”shkruante: “Shqipëria e vogël me një sport madhështor”, ndersa ”Cotidional”shprehej: Cilësitë e shqiptarve duhet t’i adaptojnë edhe skuadra nacionale e Rumanisë. Në vitin 1948 Shqipëria del e e dyta në Kupën e Ballkanit dhe Evropën qëndrore pas Hungarisë duke lënë pas Poloninë, Bullgarinë, Rumaninë, Jugusllavin, dhe Çekosllavakinë.
…..Mirashi nxorri nga arshivi i tij
Me rumunët në vitin 48-të
Goli që mbeti në histori
i fitorës më të bukur në jetë…
Pal Mirashi kishte klasin e tij të veçantë, topin e ledhatonte e tërhiqte pas vetës dhe e çonte ku dëshironte, godiste në çdo pozicion, vraponte furishëm dhe si atlet që ishte dilte fitues në duelet e shpejtësisë, pa dyshim zotëruesi më i mirë i ajrit, dinak si çakalli dhe shënjëtar si skifteri.
Specialistet e futbollit e kanë cilësuarMirashin:”Si rrallë futbollist që ishte i djathtë dhe nuk mund ta dalloje se cilën këmbë kishte të tijën, madje kalimin në krahun e majtë e ka bërë vetë siç ka deklaruar më shumë të praktikojë sollakën se sa të djathtën”[37]. Ajo që e dallonte Mirashin nga të tjerët, ishin goditjet me kokë;”Asnjëherë thoshte Mirashi nuk kam gjuajtur nga vendi”[38].
Mirashi me “Vllazninë ka luajtur edhe edhe si qendërsulmues duke mbajtur numrin 9, edhe me “Spartakun” e Moskës në të njëtin pozicion u aktivizua, në këtë pozicion u thirr në kombëtare si zëvendësues i Boriçit, por Broçiç ndryshoi mëndim në ndeshjen miqësore me Malin e Zi duke e eksperimetuar si sulmues të majtë. Aty luajti gjatë ballkanjadës dhe më pas gjatë gjithë karrjerës sportive.
Mirashi ka qënë sportist i gjithanshëm është shquar në atletikë në garat e shpejtësisë, të kërcimit së larti, të kërcimit me shkop, në gjimnastikë, e në zhytjet e guximshme e akrobatike pikjadë nga ura e Mesit dhe Bahçellekut në lumë”. Zhytjet në lumë më kishin bërë të kisha të veçantën time në goditjet me kokë sqaron Mirashi: Bëja një trehapsh si peshk…po si peshk në zhytje e sipër.
Dhe kam realizuar gola që më jepnin kënaqësi jo vetëm mua por edhe publikut që më ndiqte”[39]. Mirashi ka marrë pjesë në gara çiklistike me “Vllazninë”, spektaklet me motorr, kanë qënë pasioni i tij ashtu si basketbolli, volejbolli, pinpongu, noti etj. Me “Vllazninë” ka luajtur deri në vitin 1949, fundi i këtij viti e gjen në radhët e klubit sportiv më të ri “Dinamo” me të cilin fiton edhe titullin e kampjonit, madje Mirashi kujton se i ka shënuar 3 gola “Vllaznisë “ së tij një në Tiranë e dy në Shkodër.
Pas një viti Pali do të martohej me një vajzë libohovite me prejardhje nga një shtresë bejlerësh.”Herezia” dashurore bëhet shkas që ta linin për një vit jashtë fushave të futbollit. Pal Mirashi i përkëdhelur nga dy dashuri të mëdha duhej ta braktiste njërën prej tyre o përndryshe nuk do t’i shpëtonte ndëshkimit. Por karakteri dhe serioziteti nuk ia lejonte të ligshtohej, ai nuk u tërhoq por me durim i suportoi të gjitha.
Pas një viti i japin të drejtën të luajë tek Tirana me protekstin se meqënëse “Partizani” e “Dinamo” ishin të forta, Tirana duhej përforcuar. Arrinë vende nder në jë kampjonat ku dominohej nga “despotizmi” i dy kryeqytetaseve të tjera. Në Tiranë Palit i doli një këngë që i këndohej nga fansat e tij:
Sa qime ka kali
Aq gola bën Pali[40].
Mirashi militoj në klubet më të zëshmë të futbollit shqiptar. Me 29 qërshor 1949 në minutën e 50-të ralizoi golin e fundit ndërkombëtarë në ndeshjën Shqipëri-Rumani.1:4, ndërsa me 1 maj 1950 në takimi Shqipëri-Poloni-0:0 eshte ndeshja e fundit ndërkombëtare. Një karrjerën suksesshme pritet në mës nga një dashuri tjetër që ia mbydhi një herë e përgjithmonë derën e nacionalës dhe të daljes jashtë portave të Shqipërisë, kur ishte vetëm 25 vjeç.
Mirashi luajti 9 takime me fanellën kuq e zi, nga këto 6 qenë për Kupën Ballkanike. Ai dhe Përfaqësuesja patën një bilanc poztiv për tu pasur zili 4 fitore, 3 barazime, 2 humbje, me golavarzh 12:7, shënoi 4 gola për ngjyrën e fanellës se vet dhe u shpall kampjon dhe nën kampjon i Ballkanit në vitet 1946, 1948. Mirashi vazhdoi të luante me Tiranën deri në vitin 1958, vit kur do të tërhiqej nga nga futbolli.
Kleçkat biografike do ta ndiqnin pas si hije denigruse, për ta degdisë në gurorën e Tiranës, në Uzinën “Partizani”e Ndërmarrjen “12 Dhjetori”, gjithkund u shqua si punëtori i mirë dhe i pa fjalë. Pal Mirshi ka drejtuar skuadrat e ndërmarjve dhe të rinjët e Tiranës.
Në vitin 1963 kur arriti të kaloi në profesionin e vet të arsimtarit ndjenë një sadisfaksion të veçanë, punon me përkushtim dhe passjon djaloshar punën e mësuesit të edukimit fizik deri në vitin 1982 kur edhe doli në pension. Mirashi gjithë jetën ka qëndruar i lidhur ngusht pas futbollit dhe sportit në tërsi, duke qënë një ekspert i zbulimit të talenteve të rejadhe një vreshtarë i mirë i shtratifikimit të tyre.
Simon Deda, Kolec Kraja, Qamil Halluni janë evidentuar nga syri i mprehtë i Mirashit. Miku i Mirashit Skënder Jareci në vitin 1965 kur “Vllaznia” ishte gjëndje kritike erdhi në Shkodër duke stimuloj elementin e ri si Paulin Ndojën dhe Sabah Bizin, arriti të fitoi Kupën e Republikës. Pal Mirashi i informuar nga miku i tij u bë kureshtrë t’i vëzhgonte drejt për drejt këta dy emra që më pas do të bënin histori.
Kur e pash Sabah Bizin thoshte në kujtimet e veta Pal Mirashi sikur më solli në mëndje adolishencën time, prandaj më shumë besim i them të vëllaj se ka të gjitha të dhënat pot ë strvitet rregullisht të bëhet një futbullist i madh. Pas disa kohësh i vëllaj i Sabahut duke ditur se isha mik Loro Boriçit trajnerit të Partizanit vjen e më thotë: Së pari nga nevoja ekonomike dhe së dyti edhe për një rregjim më rreptë sportiv do kasha dëshirë që Sabahu të aktivizohej tek “Partizani”.
Sikur të bisedoje ti që Loroja ta provonte. Jam i bindur se ai djalë është i talentuar, prandaj dot’i them pa frigë profesorit u përgjigja unë: Pas një ndeshje që u zhvillua në Tiranë i them Loros. E pe atë sulmuesin e ri shkodranë. Të këshilloj që ta marrish tek “Partizani”. Pal më tha ty të pëlqejnë lojtarët teknik. Mua më duket pak sa i bjerrtë nga këmët dhe nuk e di a do ta përbadhoj fizikish të luaj me “Partizanin”.
Eshtë njomzak duke u rritur, ka të dhëna e mrekullushme teknike, pastaj duke u stërvitur nga ju nuk ka rrugë tjetër veç të kondicionohet plotsisht. Mirë more Pal për hajr na qofë më tha “sovrani” Loro Boriçi[41]. Nese shumica e sportdshsve të asaj kohe nuk e ditën së Mirashi e bëri këtë “shkuesi”në , më vonë do ta mësonin të gjithë se çfarë lufte bëri “Partizani”ta mbante për vete edhe pas sherbimit ushtarak asin shkodran.
Pal Mirashi është pararëndës i futbollit spektakolar. Bashkohsit e tij në Shkodër dhe Tiranë kujtojnë se ai e luante topin sikur të kishte lindur me të, driblonte me shumë lehtësi dhe elegance, por ajo që binte më tepër në sy kanë qënë goditjet shokuse që pjellnin gol dhe flutirime e tija me kokë. Mirashi ka qënë shkodrani “fluturues,”pirati i ajrit”, inspirues i golit, i pa emtushëm nga askusht tjetër përvç Zhegës që së bashku përbëjnë dyshën më të mirë të gjitha kohrave për goditjet në ajër.
Shkodrani fluturues Pal Mirashi ka fyrmëzuar piktorin Kujtim Buza të ralizoi një pikturë interesate në të cilën goladorin ynë paraqite me krahë futures si të pëllumbit duke shigjetuar topin për hava. Ish-kapiteni dhe njëkohsisht trajneri elbasans Ruzhdi Bizhuta sollaku i tmerrshim i sprovuar në sfida të mëdha me fisnikërinë, sinqeritetin dhe çiltërsinë e një, kapedani të vjetër do të dekleronte pas 51 vjetësh për një nga gazetat të mëdha sportive kombëtare “Sporti ekspres”.”..të majtën e kam pasur të hidhur, por e djathta…”Ajo i ka çaluar”…”Pal Mirashi ka qënë sulmues i zoti, përdorte mirë të dyja këmbët.
Zëvëndësimi që beri trajneri Broçiç, ishte me vënd, sepse si atë si edhe mua, do na qeshnin kundërshtarët së në formacion ishte përfshirë një lojtarë “me një këmbë”[42]. Kampjoni i fundit i vitit 1946 Pal Mirashi vdiq 13 tetor 2001 i dekoruar me urdhrin Naim Frashri i klasit I-rë dhe titullin më të lart sportiv, “Mjeshtrër i Merituar”.
Vdiq pasi futbollit shqiptar i dha gjithçka dhe prej tij nuk mori asgjë pëveç se pavdeksië. Sa do të shkruash dhe të flasish për të gjithmonë do të lëshë gjëra pa thënë, për ato që bëri dhe për ato që se lanë t’i bënte. Publiçistika dhe histriografia sportive ka bërë shumë, pak për këtë brez të shkëlqyer nga më vitalët dhe më të sakrifikuarit e futbollit tonë, prandaj nostaligjia dhe simpatia që kam për këtë brez ndoshta deri diku më ka bër të tejkaloj masën, çfarë nuk do të bënte dot një analist futbolli, por duke pranuar se nuk jam i tillë u në fola me gjuhën e letrarit sportdashës që dukagjinsit Mirashi, Tahiri Gjeloshi, Deda, Shllaku, Grima etj të mbesin të pa shlyer në kujtesën e brezave që vinë.
Mirashi nuk bën përjashtim nga epoka së cilës i përkiste. Ai është një kapjon i shkollës amatore të futbollit tonë, shkollë e re e guximshme me diferenca të pa përfillshme me vendet më të zëshme në këtë sport në Ballkan dhe Evropën Qëndrore. Bashkekohesi dhe rivali i Mirshit, 81 vjeçari Mjeshtri Xhelal Juka thotë: Mirashi nuk është shquar shum për volum loje, as në planin fizik, është shquar si manovrues i shpejtë, si këcimtar dhe goditës i mirë me kokë.
Ka pas fat dhe rezultate pozitive në ndeshjet deçizive kombëtare e ndërkombëtare. Nuk ka qënë aq kompleks sa Borçi, por shumë më pak individualist e më i thjeshtë se ai.[43] Pali ka lënë dy djem, Alsidin dhe Artanin, Alisidi ka luajtur si qëndër mbrojtësit me skuadrat e kategorisë së dytë të Reshenit dhe Burrelit, është arsimuar në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike dhe ka një jetë të tërë që punon si mësues fizkulture.
Edhe Artani ka luajtur basketboll dhe futboll por për arsye demtimi në gju është detyruar të tërhiqet nga sporti. Djemët e Pal Mirshit kanë trshigur nga babaj i tyre forcën e karakterit, edukatën shëndoshtë dhuratë e një një shtrese të goditur mes një nëne nga një dere e fisme Libohovite dhe një dukagjino-shkodrani prototip i një race të vitale tipike arbërore.
Referencat
[1] -B-Dizdari“Historia e Kombëtarës” , fq 19
[2] -Fatmir Mneri”Sporti ekspres” 15 dhjetor 1996
[3] -“Sporti shqiptar”,7 prill 1948.
[4] -Sipas Alsid Mirashit djali i Meshtrit Pal Mirashi.
[5] -Fatmir Mneri “Sporti ekspres” 15 dhjetor 1996
[6] – Sipas kujtimeve të At’Simon Jubanit për Mjeshtrin e Merituar Pal Mirashi.
[7] – Rinia Fashiste 25 dhjetor 1940.
[8] -Sipas kujtimeve të Bik Ndojës shok femirije dhe ekipi i Pal Mirashit.
[9] -Fatmir Mneri “Sporti ekspres”,15 dhjetor 1996.
[10] – Sipas kujtimeve të Pal Mirashit nxjerrë nga arkivi përsonal i familjes
[11] -Fatmir Mneri “Sporti ekspres”,15 dhjetor 1996
[12] -Sipas Kujtimeve Pal Mirashit nxjerrë nga arkivi personal I familjes.
[13] -Fatmir Mneri “Sporti ekspres”15 dhjetor 1996
[14] -Sporti 27 janar 1946
[15] – Anton Mazrreku”Sporti 13 mars 1946.
[16] -Gazeta “Sporti shqiptar”28 prill 1946.
[17] -Gazeta Sporti shqiptar” 28 prill 1946.
[18] -Besnik Dizdari Historia e Kampjonateve kombëtare të futbollit, fq 157.
[19] -Sporti Shqiptasr 21 prill 1946.
[20] -Besnik Dizdari “Historia e kampjonateve kombëtare të futbollit ,“fq.237.
[21] – Besnik Dizdari “Historia e Kampjonateve kombëtare të futbollit” po aty.
[22]- Besnik Dizadri “Historia e kampjonateve kombëtre të futbollit” po aty
[23]-“Sporti” 24 qershor 1946
[24]- Koha e re 25 korrik 1946
[25] Gazeta “Sporti” shqiptar 14 korrik 1946
[26] – “Koha e re”shifra dhe rekorde 25 korrik 1946.
[27] -Sipas kujtimeve të Loro Boriçit e Pal Mirashit të nxjerra nga arkivi i familjes Mirashi.
[28] -Besnik Dizdari “Historia e Kombëtarës”, fq. 11.
[29]- Sporti në Shqipërinë e re 8 tetor 1946, Besnik Dizdari ”Historia Kombëtarës”, fq 12,”Sporti ekspres”, 10 tetor 2001.
[30] -Sipas Kujtimeve të Pal Mirashit, nxjerrë nga arkivi i tij personal.
[31] -Fatmir Mneri “Sporti ekspres”, 15 dhjetor 1996.
[32] -Sporti në shqipërinë e re, 10 tetor 1856, Besik Dizdari “Historia e Kombëtrës”, fq 13,”Sporti ekspres”10 tetor 2001
[33] -Fatmir Mneri “Sporeti ekspres” 15 dhjetor 1996
[34] -Fatmir Mneri “Sporeti ekspres”, 15 dhjetor 1996.
[35]- Sipas kujtimev të Pal Mirashi marrë nga arkivi i familjes
[36] -“Sporti ekspres”15dhjetor 2005.”Historia e Kombëtarë”, fq 25.
[37] -“Sporti ekspres”, 15 dhjetor 1996.
[38] -“Sporti ekspres” po aty
[39] -“Sporti ekspres” po aty
[40] -Sipas kujtimeve të A.Mirashit
[41] -Sipas Kujtimev të Pal Mirashit, marrë ng arkivi i familjes
[42]-Gjergji Vyshka”Sporti ekspres” po aty
[43] -Treguar nga Xhelal Juka Mjeshtër i Merituar i Sportit, 20 shtator