Ka kohe qe flitet por duket se ka ardhur momenti per t’u bere realitet. Bashkia Shkoder ka nder mend te investoje ne infrastrukturen sportive dhe do ta nise kete nga ndertimi i pallatit te ri te sportit. Nje gje e tille eshte konfirmuar nga pergjegjesi i zyres se sportit Alban Neziri mbreme ne emisionin “Studio Sport” ne RTSH Shkodra.
Por nderkohe diten e sotme ne opinion ka shume aludime nese nje premtim i tille i Bashkise vjen ngaqe kemi te bejme me nje vit elektoral, por realisht duket se nuk eshte keshtu. Madje thuhet se do te jete thjesht rikonstruksioni i nje palestre aktuale shkolle.
Ne fakt projekti, fondi dhe çdo gje duket se eshte miratuar tashme. Behet fjale per ndertimin e nje salle sportive te re ne oborrin e shkolles “Salo Halili”. Hapesira e duhur dhe gjithçka tjeter eshte gjetur dhe nderkohe po hartohet projekti. Toka e vene ne dispozicion per ndertimin e kesaj salle sportive eshte 1800 metra katrore.
Njekohesisht burime prane Bashkise Shkoder bejne te ditur per “Shkodra Sport” se fondi i vene ne dispozicion per ndertimin e kesaj salle sportive do te jete rreth 320 milione leke te vjetra. Gjithçka tashme pritet te nise shume shpejt dhe kryeqendra e Veriut do te kete nje ambjent me shume ne dispozicion per stervitjen e ekipeve te ndryshme sportive te lojerave me dore dhe jo vetem.