Ikona e klubit të Romës, Francesco Totti do jetë sërish pjesë e klubit kryeqytetas, aty ku kaloi të gjithë karrierën e tij si futbollist.
Këtë herë 42-vjeçari do të marrë një pozicion drejtues në klub, pikërisht atë të drejtorit teknik, vend që e la bosh largimi i Monchit. Tashmë ish-mesfushori me tipare sulmuese do të ketë më shumë peshë në klub.
E ardhmja e lojtarëve do të varet prej tij, sapo të konfirmohet edhe trajneri i ardhshëm, teksa emra e lakuar tani janë ato të Marcelo Bielsa dhe Gian Piero Gasperini.
Ka qenë presidentin James Pallota që e ka konfirmuar rikthimin e Tottit tek Roma, gjithsesi prezantimi i tij zyrtar do të bëhet pas ndeshjes ndaj Parmës, që mbyll edhe këtë sezon.
Kjo lëvizje e Pallota vjen pikërisht në vrazhdën e protestave nga tifozët roman, që e akuzojnë për sjellje të gabuar ndaj ikonave të klubit, sidomos pas largimit që i bënë Daniele De Rossit./telesport/