Dy gola të Kamelio Palushanit i kanë dhënë fitoren 2-0 ekipit “Vllaznia B” në pjesën e parë të ndeshjes që po luan në kryeqytet ndaj “Tirana B”. Kjo është ndeshja e rradhës për kampionat e ekipit të drejtuar nga trajneri Ervis Kraja.

Me një rezultat të tillë kuptohet që ai është shumë pranë fitores megjithatë duhet pritur deri në përfundim të takimit për të mësuar nëse vërtetë do të ndodhë kështu apo jo.

Gjërat deri më tani po shkojnë mirë. Protagonisti kryesor i ekipit shkodran në 45 minutat e para ka qenë sulmuesi Palushani. Ai ka zhbllokuar shifrat në minutën e 32-të ndërkohë që katër minuta më vonë do të shënonte sërish.

Nëse ndeshja mbyllet me fitoren e kuqebluve, kjo do të thotë që “Vllaznia B” të mbetet në garë për kreun e renditjes. Aktualisht ajo ka 22 pikë ndërkohë që ekipi kryesues- Gramshi, ka vetëm katër pikë më shumë, diferencë kjo që është plotësisht e rikuperueshme në fazën e dytë të kampionatit.
© shkodrasport.com