Nje gol i sulmuesit Kamelio Palushani i ka mjaftuar “Vllaznia B” per te marre nje tjeter trepikesh ne kampionat. Kete here ajo ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Internacional.
Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Ndonese ka patur edhe raste te tjera, eshte shenuar vetem nje gol, ai nga Palushani në minutën e 23-të, që kuqeblutë të marrin 3 pikë të tjera në grupin A të Kategorisë së Dytë.
Ky ka qene goli i 10-te ne kampionat sivjet i ketij futbollisti i cili tregon se duhet pare me sy tjeter edhe nga drejtuesit e ekipit te pare me te cilet deri me tani vetem eshte stervitur, por nuk ka luajtur asnje minute ne kampionat.
Ne kete ndeshje, me Vllaznine B kane luajtur edhe futbollistet e ekipit te pare si Kruja, Bilali e Ruqi, qe padyshim kane paraqitur nje forme te mire sportive duke ndihmuar ne arritjen e kesaj fitoreje.
Me kete fitore, ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 31 pikeve duke mbajtur vendin e gjashte ne renditje. Humbja e dy javeve me pare me Luzin, ka prishur jo pak pune dhe do te jete shume e veshtire per te pretenduar per ngjitjen nje kategori me lart.
© shkodrasport.com