Vllaznia njihet për nxerrjen e talenteve të futbollit dhe Shkodra gjithmonë ka furnizuar me elementë shumë cilësorë futbollin tonë.

Një nga emrat e fundit që po spikat në futbollin shkodran është edhe Kamelio Palushani.

Sulmuesi 18-vjeçar së fundmi ka firmosur edhe kontratën e parë profesioniste me ekipin e Vllaznisë dhe në një pronocim për Newsport.al, ai shprehet plot emocione dhe se është një ëndërr e bërë realitet për të.

Palushani tha:

“Është një ndjesi shumë e veçantë për mua që të vesh fanelën e Vllaznisë. Mund të them që tashmë është një ëndërr e bërë realitet pasi kam firmosur për ekipin e zemrës.

Objektivi im i së ardhmes është që të përfshihem sa më shpejt në ekipin e parë dhe të luaj në vazhdimësi aty.

Gjithashtu dua që të shënoj sa më shumë gola dhe të jem i dobishëm për ekipin.

Kampionati i U-19 ? Ashtu si sezonin e kaluar që u shpallëm kampionë të Shqipërisë, do mundohemi që edhe këtë sezon ta ripërsërisim atë sukses.”/newsport/