Një incident sa qesharak aq edhe i frikshëm ka ndodhur sot gjatë sesionit të tretë të provave të lira në pistën e Yas Marina, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Abu Dhabi në Formula 1. Një erë e fortë ka bërë që një çadër plazhi të fluturojë në pistë dhe të rrezikojë jetën e pilotëve që në ato momente po zhvillonin xhiro të shpejta.

Çadra ndodhej në lokalin e vendosur në tarracën e një ndërtese brenda pistës, por era e fortë e ka shkulur atë nga vendi dhe e ka dërguar në një zonë të rrezikshme. Nëse ndonjë pilot do të ishte goditur mund të kish ndodhur tragjedia, pasi garohej me 300km/orë. Organizatorët vendosën regjimin e “makinës së sigurisë virtuale” për t’u dhënë mundësi komisarëve të pistës të hiqnin çadrën nga pista.

© shkodrasport.com