Kategori e Parë e futbollit ka luajtur dje aktin e nëntë, duke rezervuar edhe surpriza në rezultate. Erzeni ka thyer me një gol të Xhixhiua Besëlidhjen, gol që erdhi në fundin e takimit. Për lezhjanët nuk ishte drama e vetme humbja në fund, por ajo çka ndodhi më pas në dhomat e zhveshjes.

Kur stadiumi “Tofik Jashari” i Shijakut ishte zbrazur nga të pranishmit, ka ndodhur e paimagjinueshmja. Lojtari mik Gjorgjeviç ka kaluar ndoshta momentet më të vështira në jetë, teksa iu desh të përballej me një situatë të vështirë.

Në dushin e pasndeshjes, lojtari ka rënë në kantakt me rrymën elektrike, duke u dashur ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve që situata mos ishte tragjike.

Lojtari 33 vjeçar është dërguar menjëherë në spital, për një mjekim të specializuar. Serbi i Besëlidhjes ia ka hedhur paq, duke e kaluar këtë situatë të vështirë./newsport/