Kohë dorëheqjesh tek Vllaznia. Pas presidentit Çela dhe trajnerit Bushati, këtë rradhë ka qenë rradha e zëvendëstrajnerit Vioresin Sinani për t’u larguar nga posti I tij. Vendimi është marrë prej vetë atij dhe I është komunikuar edhe drejtorit sportiv Grima ditën e djeshme. Arsyet kanë qenë personale teksa në fillim u mendua se Sinanit mund t’I besohej edhe drejtimi I ekipit si trajner I parë por në fakt ai ka hequr dorë edhe nga ajo e zëvendëstrajnerit. Për këtë arsye, drejtuesve të klubit shkodran tashmë u duhet të gjejnë një staf të plotë për të drejtuar skuadrën në sezonin e ri. Në fakt kjo është normale sepse do jetë trajneri I ri ai që do të përzgjedhë edhe stafin me të cilin do punojë.
Oferta. Ditët e fundit edhe në media ka dalë versioni se pas largimit të trajnerit Artan Bushati, stërvitja do niste nën drejtimin e ndihmësit të tij, Vioresin Sinani. Madje, ai fare mirë mund të vazhdonte të merrte përsipër detyrën e trajnerit të parë ngaqë është një emblemë e futbollit shkodran dhe atij shqiptar dhe po ashtu, tashmë po e krijon edhe përvojën e duhur për të drejtuar vetë skuadrën. Në kushte të tilla, edhe drejtuesit e klubit e kanë menduar këtë gjë. Pikërisht dje, drejtori sportiv Armir Grima ka patur një takim me Sinanin për këtë çështje. Ai I ka ofruar mundësinë e drejtimit të Vllaznisë në sezonin e ardhshëm por përgjigja e ish- goleadorit të njohur ka qenë negative. Lajmin e ka bërë të ditur për “Gazeta e Sportit” vetë Sinani që ka thënë: “Po, është e vërtetë se kam patur sot (dje) një takim me Grimën. Ai më ofroi mundësinë e marrjes së drejtimit të Vllaznisë për sezonin e ri. Pavarësisht kësaj oferte, përgjigja ime nuk ka qenë positive. Arsyeja është se kam disa arsye personale të cilat nuk më lejojnë të angazhohem maksimalisht me skuadrën. Ndoshta në ndonjë moment tjetër, do të vijë edhe rradha ime për të drejtuar skuadrën time të zemrës”. Ai e ka thënë qartë dhe në këtë mënyrë kandidatura e tij ka rënë poshtë përfundimisht.
Zëvendës-trajner. Por nëse Sinani nuk do jetë trajner I parë, sigurisht që nuk ka shumë lidhje me postin që ka patur në dy sezonet e fundit, atë të zëvendëstrajnerit. I tillë ka punuar me trajnerët Rudi Vata, Armir Grima, Shpëtim Duro dhe Artan Bushati. Fare mirë ai mund të vazhdonte të ishte sërish në këtë post edhe me trajnerin e ri që do të drejtojë kuqeblutë. Por vetë Sinani ka hedhur poshtë çdo gjë teksa ka thënë:  ”Nëse unë refuzova të marr drejtimin e ekipit si trajner I parë, sigurisht që nuk do të ketë vend më për mua as si zëvendëstrajner. Arsyet e mia personale më kanë bërë të marr këto vendime prandaj dhe për momentin nuk preferoi të punoj me ekipin e parë”. Në këtë mënyrë gjërat janë mëse të qarta. Vllaznia aktualisht nuk ka as trajner të parë dhe as trajner të dytë. Artan Bushati dhe Vioresin Sinani kanë dhënë dorëheqjet nga këto poste.
E ardhmja. Golashënuesi më I mirë në historinë e klubit Vllaznia por edhe më I miri në kampionatet shqiptare, ka pak kohë që I ka hyrë fushës së trajnimit. Ai është liçensuar në këtë mënyrë teksa ka marrë edhe liçensën UEFA A dhe sigurisht që do jetë pranë futbollit përsëri ndonëse jo me ekipin e parë. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se atij mund t’I ofrohet detyra e trajnerit në njërin nga ekipet e Akademisë Vllaznia. Megjithatë kjo gjë do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme sepse edhe Akademia pritet të riformatohet nga e para. 36 vjeçari Sinani me një karrierë të shkëlqyer futbollistike, sigurisht që ka se çfarë t’I mësojë fëmijëve dhe të rinjve. Ai është një emër shumë I respektuar në ambjentet sportive dhe prandaj prania e tij në klub është nder edhe për të.
Gjergj KOLA