Portieri i Teutës, Pano Qirko, ishte një nga më të mirët në fushë ndaj Kukësit, paçka se nxori dy herë topin nga rrjeta. Ai bëri pritje vendimtare, sidomos gjatë pjesës së dytë, duke mos lejuar Kukësin të barazonte shifrat.
“Jam në një ekip me mentalitet fituesi, ku në çdo ndeshje futemi për të marrë triumfin. Kemi çuna të mrekullueshëm, prandaj edhe jemi një ekip kampion.
Që ditën e parë që kam ardhur jam ambientuar dhe falënderoj presidentin e trajnerin, që më kanë dhënë kohën e besimin për të ecur para.
Është vend i mrekullueshëm ku me të vërtetë jam ambientuar shumë mirë. Te Bylisi mora një eksperiencë për të vazhduar përpara. Ekipi i Teutës më jep mbështetje më shumë, se është kampion dhe kjo tregohet në fushë”, ka deklaruar vlonjati.