Mendjemadhësia është problemi që po penalizon Vllazninë në dy javët e fundit. Ky është mendimi i Ledio Panos, i cili në studion e “Sport News Plus”, nuk ka ngurruar të lëshojë një thumbim për shkodranët, të cilët dje pësuan humbjen e parë.

“Që në fillim, kur ishte bojkoti, jam takuar çdo ditë me Gegëm dhe bisedonim për stërvitjen si do ta shtynin lojtarët peridhën. Plus Kukësi ka ndryshuar pothuajse 90% të ekipit e ka të rinj që duan kohë të lidhen.

Kukësi ka stofin e ekipit që duhet të jetë në vendet e para të renditjes. Ndaj një forcë më e madhe në Shkodër ishte psikologjia e Kukësit, ekip që do të rritet se nga ndeshja në ndeshje ka rritje në lojën e vet.

Ajo që pashë në pjesën e parë në këtë ndeshje ishte se Vllaznia hyri me mentalitetin që unë jam e para dhe ndeshjen do ta fitoj medoemos, meqë Kukësi është nga fundi. Gjithmonë e ka penalizuar Vllazninë kio mendjemadhësi e vogël.

Që fituan me Tiranën, dolën të gjithë duke folur në TV, që ekipi është i mirë, titulli, etj. Ja vjen momenti që futbolli është lojë që nuk do mendjemadhësi se luhet në fushë e jo jashtë saj”, tha Pano. /vipsport/