Trajneri i Kombëtares Christian Panucci është i ftuar në emisionin “Zona Gol” ku do të flasë për Kombëtaren dhe fushatën e kualifikimit në EURO 2020.
Italiani shtoi se pas ndeshjes së fundit në 11 nëntor me Uellsin është shkëputur për të reflektuar ecurinë e ekipit dhe rezultatet negative të skuadrës. Ai shtoi se më e mira është që legjionarët të arrijnë formën optimale. Panucci pranoi se Shqipëria do të ndryshojë profil këtë vit për të qenë një ekip mbrojtës, pasi sipas tij kjo do ta bëjë më rezultative ekipin.

“Studimi i kundërshtarëve? Ka qenë një pauzë kjo. Duhet të reflektoja gabimet. Do të rregullojmë gjithçka për 2019 dhe e kam shfrytëzuar këtë kohë që nga ndeshja me Uellsin që të reflektojë se ku kemi gabuar.

Grumbullimi i Kombëtares? Po mundohemi t’i rikuperojmë Roshin, Sadikun, Abrashin. Cikalleshi është kthyer te goli. Të gjithë futbollistët më tepër se ti grumbollojmë, të rigrumbullojnë veten e tyre. Kjo do të na i bënte punën më të lehtë.

Thashë që për një vit e gjysmë do të bëjmë eksperimente. Bazën do ta nisim nga diçka më e sigurtë nga pas. Do të kemi një ekip mbrojtës. Në sulm nuk dimë të luajmë. Mbrojtja do të na kthejë te suksesi”, u shpreh italiani./newsport/