Trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci, që në momentin që është ulur në stolin e përfaqësueses ka bërë me dije se do ta rinovojë atë me lojtarë të rinj me objektivin e vetëm, kualifikimin në kampionatin Europian të vitit 2020.

Procesi ka nisur dhe po vazhdon duke vëzhguar kryesisht futbollistët që luajnë jashtë vendit. Mediat italiane konfirmojnë interesimin e trajnerit për një tjetër talent që ka spikatur te ekipet e të rinjve të Lacios dhe është pjesë e Kombëtares se 21-vjeçarëve.

Irlian Ceka, mbrojtësi i krahut të majtë po ndiqet nga trajneri Panucci dhe në grumbullimin radhës për ndeshjet miqësore, mund të jetë pjesë e kuqezinjve.

Lojtari i ri, parashikohet që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë edhe e ekipit të parë te skuadra e Lacios. /EDS/