Shqipëria do të luajë kundër Uellsit sot prej orës 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Një sfidë që vlen vetëm për statistikë, pasi është miqësore. Tifozët e pakët në numër që priten të jenë në stadium, nisur dhe nga koha e keqe, mund të shijojnë “yjet” e ekipit ishullor nga trajneri Ryan Giggs e deri te Gareth Bale. Disa të tjerë do të shijojnë ndoshta eksperimentet e fundit të trajnerit Christian Panucci në krye të stolit shqiptar.

Kjo mund të jetë ndeshja e fundit e italianit në drejtimin e kombëtares shqiptare. Pavarësisht se Shqipëria nuk ra nga liga C e UEFA Nations League, këto eliminatore quhen të dështuara, pasi i mbyllim në vendin e fundit me kundërshtarë të kalueshëm si Skocia, që ndodhet në një moment të dobët dhe Izraelin. Ekip mesatar, aspak i frikshëm. Nuk ia dolëm mbanë.

Tekniku Panucci ka zgjdhur lojtarët që do të luajnë kundër Uellsit. Ai ka dënuar disa nga titullarët e ndeshjes së kaluar. Në portë nga minuta e parë rikthehet Thomas Strakosha. Portieri i merr vendin Etrit Berishës pas 4 golave të pësuar ndaj Skocisë.

Hysaj rikthehet në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa qendra gjen Dermakun dhe Ismajlin. Dy afrimet e reja të Panuccit, Mavraj e nis nga stoli pas paraqitjes zhgënjyese me izraelitët, në krah të kapitenit do të jetë dh Egzon Binaku. Numri një i stolit i ka besuar krahun e majtë Frederic Veselit.

Basha rikthehet para mbrojtes për të ndihmuar Dermakun dhe Ismajlin. Memushaj dhe Kaçe kanë për detyrë të luajnë topin te Uzuni dhe Grezda në krahët e sulmit. I vetëm në sulm do të jetë Bekim Balaj që rikthehet si titullar. Shkodrani nuk u preferuar në sfidën e parë, pasi humbi vendin me Rey Manajn.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Hysaj, Dermaku, Ismajli, Veseli; Basha; Uzuni, Kaçe, Memushaj, Grezda; Balaj. Tr. Christian Panucci./telesport/