Shqipëria e ka humbur edhe takimin e sotëm ndaj Ukrainës me rezultatin 1-4, duke konfirmuar faktin se forma e treguar ndaj Kosovës, nuk ishte vetëm një rastësi.

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi ka shigjetuar menjëherë teknikun e Kombëtares, Panuçin, duke u shprehur se ka gabuar me të gjitha vendimet e tij pas kësaj ndeshje.

“Nëse do të vazhdosh eksperimentet, dërgoji deri në fund. Në ditën e sotme na ktheu disa kohë më mbrapa.

Hysaj ishte shumë i konsumuar. Përse nuk u fut Lika në krahun e djathtë, për të parë se deri ku do shkonte? Përse u kthye te Mavraj, pasi nuk ka luajtur te Hamburgu? Përse u kthye te Veseli apo edhe Manajn?

Nëse do të kërkosh të luash në sulm, kjo nuk bëhet me skemën 4-5-1. Nuk duhet të harrojmë që ka pësuar 7 gola në dy ndeshje.

Nuk i kuptoj këto skemat idetë e Panuçit, që mund të jetë edhe shumë konfuz që pas ndeshjes me Norvegjinë.

Sa i përket braktisjes së intervistës nga ana e Panuçit, dua të them se të gjithë ne trajnerët kemi kaluar momente të vështira, megjithëse jo kaq të ngjashme.

Nëse Panuçi largohet në këtë mënyrë nga intervista, atëherë unë mund të them të largohet dhe mos të kthehet më”, ka thënë Hafizi për “Supersport”. /vipsport/