Christian Panucci e nis mbarë aventurën e tij në krye të stolit të Kombëtares së Shqipërisë.Kuqezinjtë fitojnë 2-0 ndaj Lithenshtejnit në “Elbasan Arena” falë golave të Odise Roshit në minutën e 54-t dhe Ansi Agollit në të 77-ën.Një ndeshje aspak e lehtë për Shqipërinë, e cila në pjesën e parë u përball me një rezistencë të lartë të Lihtenshtejnit, që nuk la aspak hapësira në prapavijë.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë rritën presionin duke kërkuar golin me çdo kusht. Një gjë të tillë e arritën me sukes në minutën e 54-t, kur Basha goditi drejt zonës pas një topi të kthyer nga portieri kundërshtar dhe më pas Roshi, i gjendur pranë portës devijoi “sferën” në rrjetë.Goli u dha krahë të besuarve të italianit Panucci. Ansi Agolli vulosi fatin e takimit falë një goli të bukur për na realizimi dhe për ‘çudi’ me të djathtën, këmbën e tij jo të preferuar.2-0 dhe më pas gjithçka ishte formalitet për kuqezinjtë që sigurojnë një tjetër trepikësh me vlera për të realizuar synimin e mbajtjes së vendit të tretë në renditje.