Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi ka folur për “Rai Sport”, ku është ndalur te skuadra e Interit dhe eliminimi i zikaltërve nga Champions League.
Tekniku italian tha se Interit i mungojnë lojtarët e mëdhenj, prandaj nuk merr rezultate. Kohë më parë, Panuçi kishte thënë të njëjtën gjë edhe për Shqipërinë.
Ardhja e Marotës te Interi është zgjedhja e duhur sipas Panuçit, i cili e konsideron drejtorin italian si një njeri i madh dhe me aftësi shumë të mira. Në fjalën e tij, Panuçi tha:
“Marota është nëj drejtues i madh, por në fushë luajnë lojtarët dhe duhen lojtarë të mëdhenj për të fituar. Nëse del që në turin eparë ën Champions, duhet të reflektosh, mungon ende diçka dhe është e dukshme”,- përfundoi Panuçi./vipsport/