Është publikuar disa momente më parë edhe lista zyrtare e Shqipërisë, të cilën e ka zgjedhur trajneri Panuçi. Tekniku italian ka grumbulluar 25 lojtarë për sfidat kundër Jordanisë dhe Izraelit.

Në sy bie ftesa e Uzunit dhe Vrionit, që janë debutues në kombëtaren kuqezi. Kastriot Dermaku, i cili ka qenë i grumbulluar me kombëtaren e Kosovës, është thirrur nga Panuçi dhe mbrojtësi 26-vjeçar ka zgjedhur kuqezinjtë.

Kampionatin Superiore e përfaqëson vetëm kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha. Lenjani është rikthyer, ndëras Guri dhe Agolli janë lënë jashtë, së bashku me Demirin, që ishte i grumbulluar herën e kaluar.

Mungesa e Agollit mund të jetë fundi i aventurës së tij me fanellën kuqezi, por ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga ish-kapiteni.

Një nga më të mirët në ndeshjen kundër Skocisë, Sabien Lilaj, nuk është preferuar nga Panuçi, por dhe kapiteni kundër Izraelit, Jahmir Hyka është lënë jashtë./Vipsport/