Kristian Panuçi ka vendosur t’i jap një shans Fiorin Durmishajt. Në Mars kombëtarja do të nis eleminatoret e Euro 2020 dhe sulmuesi i Panionios pritet të jetë një alternativë e mundshme e përfaqësues sonë.
ekniku italian ka vendosur të udhëtojë ditën e nesërme në Greqi për të ndjekur sfidën Panionios-AEK. Kujtojmë se Durmishaj shënoi 2 gola në ndeshjet kundër Pas Janinës dhe e eleminoi nga Kupa e Greqisë.
Vlonjati ka qenë pjesë edhe e Shpresave të Shqipërisë dhe me shumë gjasa ai do të jetë pjesë edhe kombëtares A. Në prag të ndeshjeve ndaj Skocisë dhe Uellsit, tekniku i kombëtares sonë i dërgoi një ftesë 22 vjeçarit, por ai po kryente shërbimin ushtarak në Greqi dhe nuk lejohej të dilte nga kufijtë.