Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, pas fitores me Uellsin, për Super Sport deklaroi:
Më në fund një fitore, pavarësisht se nuk kishte shumë rëndësi për rezultatet, por për shpirtin e skuadrës. Djemtë nëse duan, arrijnë të reagojnë.
Më në fund, po, është fjala e duhur. Skuadra gjeti shpirtin e duhur, dhe arrin në një fitore. Më në fund skuadra arriti të fitonte, vuajtëm, por në fund arritëm fitore. Edhe pse, Uellsi kërkoi që të na barazonte, si çdo skuadër që hyn për fitore. Por, kjo nuk do të thotë që ndalojmë me kaq. Do përgatitemi, të vazhdojmë përpara për kualifikimin në Europian.
Si ka qenë fryma e grupit gjatë këtyre ditëve të vështira?
Jemi ballafaquar, kemi folur, arritëm të gjejmë pikat ku gabuam, dhe arritëm të vazhdojmë përpara në fitore.
Marsi, është i largët apo i afërt?
Për të arritur për të rikuperuar ndonjë lojtar, shpresoj që të jetë sa më larg.
A ishte përgjigje e lojtarëve nëse e duan trajnerin?
Unë di që djemtë i kam pas krahëve, i kam me vete. Nëse do e dija që nuk do ishin me mua, do largohesha.
A fituam një lojtar si Ismajli?
Po, jam shumë i kënaqur, shumë serioz në fushë dhe profesionist. Besoj se do bëjë ndeshje të bukura në vazhdim.
Pse vetëm 2 zëvendësime në miqësore?
Sepse skuadra po luante mirë, nëse do kishim shfrytëzuar më mirë disa raste, do shënonim më shumë gola.
Ndërkohë për “RTSH” ai u shpreh:
Çfarë do të thotë për ju kjo fitore?
Edhe pse erdhëm pas një humbje, djemtë arritën të vuanin dhe të fitonin në një ndeshje të bukur. Edhe pse, morali ishte pak më i dobët.
Paralajmëruat se do të kishte një ndryshim taktik, jeni i bindur se kjo është zgjedhja e duhur?
Unë nuk dal në televizion, për të thënë që faji është i imi, por për të thënë që djemtë reaguan dhe arritën të fitonin. Kjo është dhe më e rëndësishmja.
Jeni takuar me Dukën?
Jemi takuar disa minuta para takimit. Më ka thënë diçka që është private mes nesh. Dhe i jam felenderues për çka më ka thënë.
Ajo që është më e rëndësishme për mua është të dija që skuadra ishte gati. Skuadra sot ia doli.
Në fund të ndeshjes, pash trajneri që vrapoi në fushë, për të takuar lojtarët një nga një. Pse ndodhi kjo kur ishte vetëm një miqësore?
Hyra në fushë për të takuar arbitrat dhe jo të gjithë një për një.
Pas ndeshjes morët përgjegjësit duke thënë: Nuk kisha kurajo të bëja disa ndryshime. Ai bëtë sot ato?
Po deri sa ndryshova, ndryshova taktikë. Duhet t’i japim kohë skuadrës që të reagojë.
Kë do të zgjidhje një ndeshje të mirë pa rezultat apo të kundërtën?
Do të zgjidhja të luanim keq dhe të fitonim, sepse në fund ka rëndësi rezultati.