Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka folur për mediat në prag të grumbullimit për ndeshjen ndaj Skocisë dhe Uellsit. Mes të tjerash, ai ka sqaruar çështjen Sadiku, si edhe ka folur për lojtarët që shënuan këtë javë.
“Kuqezinjtë shënojnë në fundjavë? Po më vjen mirë pasi kanë shënuar Grezda e Kaçe dhe kanë gjetur motivim. Grezda është më mirë se një muaj më parë dhe presim të jetë pjesë e skuadrës më i motivuar. Kaçe beri gol ne ndeshje te rëndësishme
Sadikun e ftova pastaj me shkroi mesazh dhe folëm. Ai ishte i lumtur për grumbullimin, që kishte pasur probleme nuk ishte 100% më kërkoi që të mos e grumbulloja. Edhe unë i thashë që të mos vijë nëse nuk është i gatshëm 100%. Ai është në plane për të ardhmen dhe më pas ftova Kaçen pasi edhe Ylber Ramadani kishte dëmtim.
Ne Skoci e merituam të humbnim se kur dhuron gola si ne në Europe… Nuk kemi luajtur futboll, vuajtëm agresivitetin. Kishim rast me Balajn pas 1-0. Këtu do të jetë ndeshje ndryshe se në shtëpi bëjmë më mirë brenda. Nëse jemi këtu, është faji ynë dhe nuk duhet të gjejmë justifikim. Kemi pësua gola me gabime fëmijërore.
Ne kemi skuadër memecësh që nuk flasin. Unë duhet të rri të them flitni kujdes këtu, atje. Këtë javë të qeshin më pak e të flasin më shumë.
Ne duhet të fitojmë medoemos ndeshjen e shpresojmë të bëjmë golat që nuk i kemi bërë deri tani. Duhet të bëjmë 6 pikë. Edhe te dytët, mund te kemi shans. Në Izrael na mungoi goli pasi as në Turqi nuk luajtëm aq mirë. Bën lojë por nuk vjen goli. Në Izrael bëmë mirë por nuk mjafton çfarë bëj në stërvitje me lojtarët. Nuk mjafton, pasi ne pësojmë gol menjëherë ndaj duhet bërë diçka më shumë.
Është një vit që nuk kemi skuadër të unifikuar, tani kemi cilësi. Kemi gjetur Uzunin e Grezdën. Shpresojmë që Skocisë me mungesa edhe këtu të vijnë ndryshe. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje te mirë se u mungojnë lojtarë. Duhet të shfrytëzojmë karakteristikat e tyre që kemi. Hysaj e Basha mungojnë, Veseli nuk luan. Duhet të bëjmë më shumë kemi cilësitë për ta fituar. Në Izrael i masakruan kurse ne bëmë ndeshje e them që kemi cilësi për ta fituar ndeshjen.
Unë gjithmonë e filloj ndeshjen duke menduar një formacion. Pastaj në fund ndërroj 3 a 4 ndaj nuk di kush luan. Kam një ide se si mund të luajmë, ka rëndësi të luajmë dhe fitojmë sepse ka rëndësi edhe golaverazhi
Nuk luan gjithmonë Kaçe por bën pjesë e grupit herë mbledh një e një tjetër. Më parë ka qenë me Italinë ndaj e thirra. Nuk lë në shtëpi se njëri është më mirë apo më i keq i thërrasim të gjithë. Kajën nuk e thirra se nuk luante. Nuk ka luajtur me rregullsi por luan pak, e Basha me Ramadanin luajnë. Është e vështirë të gjesh hapësirë. Në të fundit e thirra se luajti.
Me FSHF apo presidentin flas qenë dhe nëse humbasim bëhet e vështirë për të gjithë, për mua, tifozët dhe futbollin. Rezultati është në përgjegjësinë time, por ndeshjet me Skocinë apo Izraelin, mendoj se ua kemi dhuruar ne dhe jo se i kanë merituar”, u shpreh Panuçi. /VipSport.al/