Paolo Maldini, ish-drejtori i zonës teknike të Milanit, iu rikthye diskutimeve që kishte me klubin kuqezi, të cilat më pas çuan në ndarjen me “Djallin”: “Nga 35 blerje, ata kundërshtonin De Ketelaere, i cili ishte 21 vjeç.
Kur ti zgjedh djem të asaj moshe, përqindja e dështimit është më e lartë. Duhen pritur, ndihmuar, përkëdhelur. Nga ana tjetër, pas tre muajsh pune, mua, Boban dhe Massara na thirrën në Londër pronarët dhe CEO. Ata nuk i pëlqyen asokohe Leao, Bennacer dhe Theo. Megjithatë, ne kishim nevojë për një rrugë. Më kujtohet gjithmonë nga e filluam”.
Maldini flet edhe për Tonalin: “Ne do të kishim bërë gjithçka që ishte e mundur për të mos e lënë të ikte. Nuk ishim kurrë totalisht kundër një shitjeje të madhe, por nuk ishte e nevojshme. Për Sandron shpenzuam një të pestën e vlerës së domenit publik dhe duhej të diskutonim me zjarr me CEO dhe pronarët që ta blinin. As zona e skautizmit nuk e donte atë”.
Çfarë ju kërkoi Cardinale, që nuk u morët vesh dhe u ndatë? Përgjigjet Maldini: “Më kërkoi të fitonim Ligën e Kampionëve. I shpjegova se duhej një plan 3-vjeçar. Nga tetori në shkurt e përgatita me Massara dhe një mikun tim konsulent. Plot 35 faqe strategji të qëndrueshme dhe nevoja për një kapërcim në cilësi. Ia dërguam Gerry (Cardinale) dhe dy bashkëpunëtorëve të tij shumë të afërt. Natyrisht, edhe CEO Furlani”.
Një vlerësim për pronarin, Gerry Cardinale: “Në një vit me të, vetëm një bisedë, plus 4 mesazhe nga ai. Thoshte se duhet t’i besojmë njëri-tjetrit, e bëra. Se si shkoi dihet tashmë. Besoj që vendimi për të na pushuar nga puna ishte marrë muaj më parë, kishte nga ata që e dinin. Kontrata, 2 vite me opsion rinovimi, m’u dha më 30 qershor 2022, në orën 22:00. Ishte diçka shumë jopopullore për të na larguar pas titullit”./telesport/