Teuta ka barazuar në shtëpi përballë Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” përfundoi me rezultatin 1-1.

Për Teutën shënoi Klejdi Daci në minutën e 49’ të sfidës, në sekondat e fundit të pjesës së parë. Teksa për barazimin mendoi Myrta në mintuën e 94’ i cili përfitoi dhe nga gabimi i portierit Dema.

Me këtë barazim Teuta shkon në kuotën e 12 pikëve dhe renditet në vendin e 10-të, ndërsa Laçi me 15 pikë renditet në vendin e 4-të.

TEUTA- LAÇI 1-1

(Daci 45+4′ / Myrta 90+4′)

Teuta (3-5-1-1): Dema; Jazxhi, Qaqi, Kotobelli; Kruja, Beqja, Daja, Karabeci, Gjinollari; Boçi; Daci. Trajner: Edi Martini

Laçi (4-2-3-1): Dajsinani; Silva, Kurti, Dajko, Qato; Bibo, Manellari; Barjamaj, Ujka, Cordeiro; Sobowale. Trajner: Mirel Josa