Egnatia është shumë pranë goditjes së bujshme në merkato deri tani. Rrogozhinasit kanë gjetur akordin me Melih Ibrahimoglu i cili pritet të bëhet lojtari i ri i Egnatias.
Ibrahimoglu vjen nga ekipi i Heracles në elitën e futbollit hollandez që para pak ditësh shkëputi kontratën me lojtarin. Mesfushor 23-vjeçar, Ibrahimoglu luan si fantazist dhe mesfushor qendre e pritet të jetë një përforcim për trajnerin Edlir Tetova.
Ibrahimoglu ka qenë pjesë e Austrisë dhe Turqisë U21, ndërsa është prodhim i Rapidit të Vienës me të cilët ka luajtur edhe në elitën austriake.
Ndërkohë, në vitin 2020, ekipe si Chelsea, Roma, Sampdoria kërkonin ta firmosnin me fantazistin, me oferta që arrinin në 3 milionë euro.